Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHDRÉDHUR (i, e) mb. 1. Që është zhdredhur (për diçka të dredhur), i shpërdredhur. Litar i zhdredhur. Leshra të zhdredhura. Si lamsh pejsh i zhdredhun. Gjalmi i zhdredhur këputet shpejt. (fj. u.).
2. I shthurur. Rizat e zhdredhuna. E kish marrë ashtu të zhdredhur, do ta dridhte prapë në shtëpi.
✱Sin.: i shpërdredhur, i çmbështjellë, i shthurur, i shprishur, i zhdërvjellur, i zhdërjendur.
ZHDREDH vep., ZHDRÓDHA, ZHDRÉDHUR kal. 1. Çmbështjell, shpërdredh; kund. dredh, përdredh. Pastaj zhdrodhi kordonin e telefonit. Përdoret për të mod e zhdredhur fillin. Di të dredhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDRÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërdredhje, çmbështjellje. Litari nuk mban zhdredhje, se është i vjetër e këputet menjëherë.2. Shthurja e diçkaje të thurur. Zhdredhja e gërshetit…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë