Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHDRAMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zvogëloj karakterin shqetësues të diçkaje, e bëj më pak dramatike, e paraqes më të lehtë e më pak prekëse se ç’është në të vërtetë; e paraqes me më pak emocion; kund. dramatizoj. E zhdramatizova gjendjen. Duhet ta zhdramatizojmë këtë situatë dhe ta shohim me qetësi. Do të detyrohem ta zhdramatizoj pak fjalën tuaj të parapëlqyer.
ZHDRAMATIZÍM,~I m. Veprimi kur zhdramatizoj diçka; kund. dramatizim. Zhdramatizimi i ngjarjeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHDRAMATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ZHDRAMATIZÓJ; kund. dramatizohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDRAMATIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë më i thjeshtë, më i qetë dhe pa pasur elementë dramatikë ose tension të tepruar; që është larguar nga një qasje ose përshkrim emocionalisht i…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDRAMATUZÚES,~E mb. Që ndihmon në qetësimin e një situate dramatike ose emocionale; kund. dramatizues. Nota zhdramatizuese. Veprim zhdramatizues për situatën e ndodhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë