Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHDAVARITJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërndarja andej-këtej, përhapja, davaritja (e mjegullës, e reve, e errësirës etj.). Zhdavaritja e reve nisi sapo filloi të fryjë një erë e fortë. Zhdavaritjen e mjegullës nga maja e malit e ndihmoi shumë veriu që frynte vazhdimisht.
2. fig. Largimi a heqja nga dikush e një ndjenje a mendimi; dobësimi a zhdukja e kësaj ndjenje. Qysh nga ajo ditë ndodhi zhdavaritja e mërzisë prej meje. Zhdavaritja e besimit te feja nisi të dukej pas prishjes së ndërtesave të kultit. Zhdavaritja e qëllimeve të mbrapshta.
3. Zhdukje3. Pas zhdavaritjes së dyshimit të parë, për dreq, vinte një dyshim tjetër edhe më torturues.
✱Sin.: shpërndarje, përhapje, largim, davaritje, shuarje, shkulje, çrrënjosje, zhdukje.
ZHDAVARÍT (ZHDAVARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Shpërndaj në të katër anët, përhap andej-këtej; davarit. Era i zhdavariti retë. Dielli e zhdavariti mjegullën.
2. fig. I largoj a i heq dikujt një ndjenjë, një mendim (zakonisht të rëndë) etj.; davarit. Ia zhdavariti hidhërimin (mërzinë, dyshimin).
3. Zhduk2. E ashtu m’i zgdavariti krejt ato dyshime e ato ngurrime.
✱Sin.: shpërndaj, përhap, largoj, davaris, shkul, çrrënjos, zhduk, shuaj.
ZHDAVARÍT (ZHDAVARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Shpërndaj në të katër anët, përhap andej-këtej; davarit. Era i zhdavariti retë. Dielli e zhdavariti mjegullën. 2. fig. I largoj a i heq …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHDAVARÍT/ET jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shpërndahet andej-këtej, përhapet; davaritet. Tymi (mjegulla) u zhdavarit. Retë filluan të zhdavariten. Errësira po zhdavari…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDAVARÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i shpërndarë a i përhapur, që është i davaritur (për mjegullën, retë, errësirën etj). Retë e zhdaravitura vraponin njëra pas tjetrës. 2. Që i ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë