Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZHDËRV/ÍLLEM jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet (lëmshi a diçka tjetër e ngatërruar); zhdridhet; kund. mbështillet, dridhet. Litari u zhdërvoll. Iu zhdërvollën gërshetat. Lëmshi zhdërvillet nga kreu, trikoja nga fundi. (folk.).
2. vetv., vet. v. III Shthuret; kund. thuret, endet. Zhdërvillet gërsheti. U zhdërvoll trikoja se ishte e vjetër.
3. vetv. Eci duke përdredhur trupin, përdridhem; lëviz duke bërë dredha të shumta. Zhdërvillet si mace. Lumi zhdërvillej nëpër luginë. Retë zhdërvilleshin nëpër qiell.
4. vetv. Bëhem më i shkathët nga trupi, bëhem i zhdërvjellët, shkathem. Ka nisur të zhdërvillet.
5. fig., vetv. Zhvillohem e bëhem më i shkathët nga mendja; i kap e i zgjidh gjërat më shpejt, veproj me shkathtësi e me lehtësi, bëhem i zhdërvjellët, shkathtësohem. - Zhdërvillu pak, mor bir, - i tha i ati me merakun se kështu si ish i biri mund të mashtrohej edhe nga një budalla.
6. pës. e ZHDËRVJÉLL.
✱Sin.: çmbështillet, shprishet, zhdridhet, shthuret, zhdërjendet, shkathet, zhdrivillohet, zhdërvjelltësohem, shkathtësohem.
ZHDËRV/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. Çmbështjell, shprish një lëmsh a diçka tjetër të ngatërruar, zhdredh; kund. dredh, përdredh. Zhdërvjell lëmshin. Zhdërvjell perin (fillin).2…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJÉLLJ/E,~A f. 1. Zhdredhje e diçkaje të përdredhur, shprishje e diçkaje që është ngatërruar. Zhdërvjellja e lëmshit (e turrës së leshit, e rrotullës së telit, e tufës me lita…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLTËSÍ,~A f. Zhdërvjellësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLTËSIM,~I m. sh. ~E, ~ET Zhdërvjellësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zhdërvjell3.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLËSÍ,~A f. 1. Të qenët i shpejtë, i gjallë dhe i shkathët në lëvizje e në veprime, të qenët i zhdërvjellët; shkathtësi. Zhdërvjelltësia e trupit. Zhdërvjellësia e akrobati…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLËSIM,~I m. sh. ~E, ~ET Zhdërvjellësi. Zhdërvjellësimi i mendjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zhdërvjell3,4. Zhdërvjellësoj qilimin. Gjimnastika zhdërvjellëson trupin. Ushtrime të tilla i zhdërvjellësonin mendjen çdo ditë e më shumë. Ta…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJELLËSÚAR (i, e) mb. I zhdërvjellët. Mendje e zhdërvjellësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDËRVJÉLLËT (i, e) mb. 1. Që është i shpejtë, i gjallë dhe i shkathët në lëvizje e në veprime; që është i lehtë nga trupi; i shkathët (për trupin, duart etj.). Djalë i zhdërvjellë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë