Fjalori
ZHDËPEM

ZHDËP/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Dendem, ngjishem me të ngrëna, ngopem aq shumë sa s’ha dot më; shembem, shqepem. U zhdëpngrëni. U zhdëp me fiq (me llokume, me mana). U zhdëp mirë e mirë. Hëngri e piu sa u zhdëp. Pasi u zhdëp mirë e mirë me të ngrëna e të pira, mori trastën dhe u nis për udhëgjatë. (folk.). - Dendet e zhdëpet sa i dhemb barku dhe pastaj rënkon si i sëmurë. (folk.). Futi kokën në një shekle me mjaltë e u zhdëp paq.
2. fig., vetv. Rrihem fort nga dikush, shembem, shqepem. U zhdëp ngarrahurat. Krushqit e të dyja palëve u zhdëpën në dru. Po zhdëpeshin me njëri-tjetrin. E rraha, e zhdëpa kaq shumë sa u mblodh mëhalla. (folk.). - Do ta zhdëp sa të mos shohë udhën ngavejë, - mendoi xhindi. (folk.). - Në të zënça, moj katile, do të të zhdëp për gjithë ato të zeza që më ke bërë. (folk.).
3. fig., vetv. Qortohem rëndë; goditem fort me kritika.
4. pës. e ZHDËP.
Sin.: dendem, ngjishem, ngopem, fryhem, barkosem, rrihem, shembem, shqepem, ënjtem, zhapem, kopanisem.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.