Fjalori
ZHBIRUES

ZHBIRÚES,~E mb. 1.përdoret për të bërë vrima a për të shpuar diçka, që zhbiron. Vegël (makinë) zhbiruese. Dielli po nxirrte kryet nga retë që po shpërndaheshin, duke lëshuar rreze zhbiruesetokë.
2. fig. mundohet me të gjitha mënyratzbulojë një të fshehtë a të panjohur, që zhbiron për të marrë vesh diçka. Vështrim zhbirues. Tip zhbirues. Natyrë zhbiruese. Fuqia zhbiruese e vëzhgimit të saj. I lodhur nga hamendjet zhbiruese për të vërtetën. Të panjohurit kishin shikime zhbiruese. Ky gazetar zhbirues nuk lë gjë pa zbuluar. Sytë e tij nën xhamat e trashë ishin bërëzhbirues.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Por, për zhbiruesit e thekur, ky shpjegim është i pabesueshëm. Një rrëmet i pafundmë zhbiruesish, kureshtarësh e shkoqitësish të palodhur.
Sin.: birues, shpues, biramel, zhbiramel, syvesh, depërtues, laskuç, turjelë.


Rezultate të ngjashme

ZHBIRÚESHËM ndajf. Në mënyrë zhbiruese. E pyeti zhbirueshëm. Duke e parë zhbirueshëm në sy. Shikonte zhbirueshëm urdhërdhënësin e tij të ri. U përgjigj duke e parë zhbirueshëm në s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHBIRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zhbirohet. E fshehtë e zhbirueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHBIRÚAR (i, e) mb. 1. Që është shpuar e është bërë vrima-vrima; kund. e pazhbiruar. Çati e zhbiruar. Kështjellë e zhbiruar.2. fig. Që është përshkuar tejpërtej; kund. e pazhbiruar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.