Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZHBIROJ
ZHBIROJ

ZHBIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj a i hap vrimë, e shpoj; e bëj me vrima, biroj, shpoj. Zhbiroi drurin (tavanin). E zhbiroi me thikë. Minatorët zhbiruan malin. - Marrim një gozhdë dhe e zhbirojmë dërrasën me të duke e rrahur lehtë. Do të zhbirojë dheun për të dalë sipër.
2. fig., vet. v. III E përshkon tejpërtej. Dritat zhbiruan errësirën. Hidhërimi ia ka zhbiruar zemrën. E zhbiroi me sy.
3. fig. Kërkoj me ngulmzbuloj diçka që nuk e di, gjurmoj me të gjitha mënyrat dikë a diçka për të zbuluar një të fshehtë, gërmoj andej e këtej, s'lë vrimë pa kërkuar për të marrë vesh diçka, rëmoj. S'la gjë pa zhbiruar. Zhbirojnë derithemel anën profesionale. Vazhdontezhbironte nëpër letra. Nuk e di se si e zhbiroi atë punë! - E zhbiroi që e zhbiroi! Nuk na zhbirojmë dot se ç’kemi bërë atëherë. Zhbiroj vetveten.
Sin.: shpoj, biroj, brimoj, vrimoj, depërtoj, përshkoj, ngulmoj, gjurmoj, rëmoj, gërmoj, bubërroj, hulumtoj, kërkoj.


Rezultate të ngjashme

ZHBIRÚES,~E mb. 1. Që përdoret për të bërë vrima a për të shpuar diçka, që zhbiron. Vegël (makinë) zhbiruese. Dielli po nxirrte kryet nga retë që po shpërndaheshin, duke lëshuar rr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHBIRÚESHËM ndajf. Në mënyrë zhbiruese. E pyeti zhbirueshëm. Duke e parë zhbirueshëm në sy. Shikonte zhbirueshëm urdhërdhënësin e tij të ri. U përgjigj duke e parë zhbirueshëm në s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHBIRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zhbirohet. E fshehtë e zhbirueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.