Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHBALANCÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që anon nga një anë, që nuk është në baraspeshë, që i është prishur baraspesha; që ka humbur drejtpeshimin; kund. i balancuar. Tregti e zhbalancuar. Marrëdhënie të zhbalancuara. Ngarkesë e zhbalancuar.
2. fin. Që nuk ka përpjesëtim të njëjtë në anët e veta, që i është prishur përpjesëtimi i drejtë; kund. i balancuar. Ekonomi e zhbalancuar. Buxhet i zhbalancuar. Shkëmbim i zhbalancuar.
ZHBALANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Bëj që të anohet nga njëra anë një barrë, një peshë etj., ia prish baraspeshën; kund. balancoj. Zhbalancoj ngarkesën.
2. fin. Prish përpjesëtimin e drejtë ndërmjet dy anëve të së njëjtës veprimtari, ndërmjet dy degëve etj.; kund. balancoj. E zhbalancoi importin me eksportin. I zhbalancuan shpenzimet me të ardhurat.
ZHBALANCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Prishja e një marrëdhënieje të qëndrueshme që krijohet ndërmjet dy a më shumë dukurive të kundërta; gjendje paqëndrueshmërie; kund. balancim. Zhb…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHBALANCÓHET libr., pës., vet. v. III e ZHBALANCÓJ; kund. balancohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHBALANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Bëj që të anohet nga njëra anë një barrë, një peshë etj., ia prish baraspeshën; kund. balancoj. Zhbalancoj ngarkesën. 2. fin. Prish përp…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë