Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHAVORRÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [ZHAVORRÍSHT/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT] 1.Vend, zakonisht në brigjet e lumenjve, ku nxjerrin zhavorr; zallishtë; zhurishtë.
2.Tokë e varfër, që ka shumë zhavorr; zallishtë. Punojnë (shfrytëzojnë) edhe zhavorrishtet.
3. si mb. Që ka shumë zhavorr (për tokën). Tokë zhavorrishte.
✱Sin.: zallishtë, zallinë, zhurishtë.
ZHAVÓRR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rërë e trashë e përzier me gurë të vegjël, që gjendet zakonisht në brigjet e në shtratin e lumenjve dhe që përdoret në ndërtim, për të shtruar rrugët, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHAVORRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shtroj me zhavorr një rrugë a sipërfaqe toke. Zhavorrimi i rrugës (i trasesë).
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHAVORR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ZHAVORRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHAVORR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I hedh një shtresë zhavorri, e shtroj me zhavorr. Zhavorruan rrugën (oborrin).
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHAVORRÚAR (i, e) mb. Që është shtruar me zhavorr, që është zhavorruar; kund. e pazhavorruar. Rrugë (trase) e zhavorruar. Vend parkimi i përkohshëm, por i zhavorruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë