Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHAURÍ/N vep., ~U, ~RË jokal. Bën një zhurmë të madhe e të zgjatur, bën zhaurimë; rrapëllin. Zhaurinin ujërat. Zhaurin deti (lumi, përroi). Zhaurin shiu. Zhaurinin gjethet. Një kuti teneqeje po zhaurinte duke u rrokullisur në vijën e ujit. Dallgët zhaurinin pa pushim. I zhaurinin veshët.
✱Sin.: rrapëllin, ushton, gjëmon, uturin, zhurmon, zhurmëron.
ZHAURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që bën një send kur rrëzohet a rrokulliset; zhurmë e madhe, e zgjatur dhe shurdhuese si ajo e dallgëve kur përplasen; rrapëllimë, rrapamë. Zhauri…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë