Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHARÍT (ZHARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Djeg, zhurit, përcëlloj; thaj tej mase. Largoi rrobat se i zharite. E zharita pulën. E zharita bukën e misrit në zjarr.
2. fig. I bëj një dëm ose të keqe shumë të madhe dikujt. I zhariti pushteti, babain në burg, djemtë në internim.
✱Sin.: rreshk, thaj, rreshkatoj, zhurit, përcëlloj, thek.
ZHARÍT (ZHARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Djeg, zhurit, përcëlloj; thaj tej mase. Largoi rrobat se i zharite. E zharita pulën. E zharita bukën e misrit në zjarr.2. fig. I bëj një dëm o…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHARITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka shenja djegieje në fytyrë. 2. fig. Njeri i varfër, i këputur, pykë në diell. 3. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHARITÁN,~E f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka shenja djegieje në fytyrë. 2. fig. Grua e varfër, e këputur. 3. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHARÍTET jovep., ~A, ~UR vet. v. III 1. vetv. Digjet, zhuritet, përcëllohet; thahet tej mase nga flaka e zjarrit ose nga të nxehtit e madh. Sa çel e mbyll sytë çdo gjë në furrë fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHARÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendja kur zharitet diçka; përcëllim; përzhitje nga zjarri etj. Zharitja e mishit. Zharitja e shpendëve. Zharitja e bukëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHARÍTËS,~E mb. Që të djeg, që të përvëlon. Dielli mizor i kulmit të verës derdhte dritë verbuese e vapë zharitëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë