Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHARGÓN,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. E folme e një shtrese të ngushtë shoqërore ose e një grupi njerëzish të një profesioni, e cila ka shumë fjalë e shprehje të veçanta, profesionale ose të huaja, të panjohura a të krijuara posaçërisht etj. dhe nuk kuptohet lehtë ose nuk kuptohet fare nga shtresat e tjera shoqërore. Zhargon profesional (politik). Zhargon banal. Zhargoni i internetit. Zhargoni i oborrit mbretëror (i aristokracisë). Fjalor i zhargoneve. Zhargoni i mjekëve (i piktorëve, i bojaxhinjve). Zhargon studentor. Ky lloj zhargoni përdoret gjerësisht. Ato se ç’folën në zhargonin e tyre. Këto shprehje bëhen pjesë e zakonit të përditshëm.
ZHARGONÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Fjalë dhe shprehje karakteristike të një zhargoni; rrotulla. Përdorte (krijonte) zhargonizma. Nuk e merrja vesh gjuhën e tyre, flisnin me zhargoni…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHARGONÓR,~E mb. Që lidhet me zhargonet, që përdoret në zhargone, që është karakteristik për zhargonin. Ligjërimi zhargonor. Mbi një bazë zhargonore. Sendërtimi zhargonor i rrëfimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHARGÓ/HEM jovep., ~VA (u), ~UAR bised. 1. vetv. Hiqem zvarrë, zvarritem.2. pës. e ZHARGOJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Tërheq zvarrë diçka a dikë, zvarrit; zhagit. I zhargova trupat një nga një.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë