Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHÁRG/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Këpucë të vjetra e të grisura, që nuk qëndrojnë mirë në këmbë dhe zvarriten kur ecim; brashnja; zhabërdina, zhabllaqe. Hiqte zvarrë zhargat. I ishin bërë këpucët zharga.
2. Rroba të vjetra, të grisura e të ndotura. I vareshin zhargat në trup. Ishin veshur me zharga.
3. fig. shar. Vajzë a grua e ligë e gojështhurur, shkatarraqe, që sillet poshtë e lart. Mori për grua një zhargë.
✱Sin.: brashnja, zhabërdina, zhabllaqe, shkarpa, shkatarraqe, e përdalë.
ZHARG,~U m. 1. Lëkura që heq gjarpri në pranverë, kur i del e reja. Zhargu i gjarprit. E la zhargun në ferrë.
2. Lëkurë kafshësh e nderë, që i vihet përsipër arkës së lahutës. I vë zhargun lahutës.
3. Lëvorja e drurit. Zharg shelgu. I heq zhargun.
4. mospërf. Veshja e sipërme, rrobat e trasha. E hoqëm zhargun e dimrit.
ZHÁRGËS,~I m. sh. ~A, ~AT Shtrat qerreje pa rrota, që përdoret për të mbartur dru, gurë etj. duke e tërhequr zvarrë. Mbajti gurë me zhargës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÁRGËT (i, e) mb. 1. Që është i veshur me zharga, leckaman.2. Që është i shkatërruar në veshje; shkatarraq. Mbeti gjithnjë i zhargët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë