Fjalori
ZHAR

ZHAR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kullotë me bar e shkurre, krijuar prej djegiespyllit; zharinë.
2. Shkrumb, hi; çka mbetet pas një djegieje. Është djegur vjet e i vjen era zhar sivjet. (fj. u.).


Rezultate të ngjashme

ZHÁRG vep., ~A, ~UR krahin., kal. Heq zvarrë diçka a dikë, zvarrit. Zharg trarin. Zharg të sëmurët. E zhargu deri tek guri i fshatit. Mos e zharg ashtu thesin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHARG,~U m. 1. Lëkura që heq gjarpri në pranverë, kur i del e reja. Zhargu i gjarprit. E la zhargun në ferrë. 2. Lëkurë kafshësh e nderë, që i vihet përsipër arkës së lahutës. I vë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHÁRG ndajf., krahin. 1. Zvarrë, rrafsh me tokën. E tërhoqi drurin zharg. U hoq zharg rrëzë kodrës.2. fig. Jo në kohën e duhur, me nge, me vonesë. I merr punët zharg.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHÁRGAS ndajf., krahin. Zvarrë. E hiqte këmbën zhargas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHÁRGEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Hiqem zvarrë, lëviz duke u hequr zvarrë për tokë, zvarritem; zhargitem. U zharg nëpër fushë. 2. fig. E shtyj jetën me të keq, mezi jetoj, zvar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHARGI/E,~A f. sh. ~E, ~ ET krahin. Zvarritje. Zhargiet e materialeve. Zhargia e plakut.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHARGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Tërheqja zvarrë e dikujt a diçkaje. Zhargimi i ushtarëve të këmbësorisë. Zhargimi i qerres.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHÁRG/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Këpucë të vjetra e të grisura, që nuk qëndrojnë mirë në këmbë dhe zvarriten kur ecim; brashnja; zhabërdina, zhabllaqe. Hiqte zvarrë zhargat. I i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHARÍT (ZHARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Djeg, zhurit, përcëlloj; thaj tej mase. Largoi rrobat se i zharite. E zharita pulën. E zharita bukën e misrit në zjarr.2. fig. I bëj një dëm o…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHÁRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Vend në mal, i veshur me bar e me drurë të mëdhenj. Zharrë me hije. Mërzejnë në zharrë. U ngjitën në zharrë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.