Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHAPARÍTUR (i, e) mb. 1. Që i është përcëlluar e rreshkur lëkura; që është i rrudhur (nga mosha, nga sëmundja etj.). Më doli përpara i nxirë e i zhaparitur nga dielli i nxehtë i korrikut. Nuk më kishin zënë sytë njeri më të zhaparitur se ai. Djali juaj i zhaparitur / vajza jonë ballëstolisur. (folk.). Plak i zhaparitur.
3. Që është i fishkur, i tharë (për bimët). Gjethet e zhaparitura të fikut po binin një nga një. Mbrapa shtëpisë së vjetër më zuri syri një ftua të zhaparitur.
4. Që është i qëruar a i zhvoshkur (një frut, perime etj.); që i janë hequr zhapat. Fik i zhaparitur.
✱Sin.: i përcëlluar, i rreshkur, i rrudhur, i zhubrosur, i fishkur, i tharë, i qëruar, i zhubrosur.
ZHAPARÍT (ZHAPARÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E djeg a e përcëlloj lëkurën sa mbushet me flluska, ia përcëlloj cipën e lëkurës; e bëj të fishket e të thahet, e përcëlloj (një bimë). I zhapariti duart. Flaka ia ka zhaparitur fytyrën.
2. Ia rreshk a ia zhubros lëkurën, e rrudh. Ia ka zhaparitur sëmundja fytyrën.
3. I heq a i qëroj lëvoren diçkaje; zhvoshk. E zhapariti fikun (trangullin, portokallin).
✱Sin.: djeg, përcëlloj, fishk, thaj, rreshk, rrudh, zhubros, qëroj, zhvoshk.
ZHAPARÍT (ZHAPARÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E djeg a e përcëlloj lëkurën sa mbushet me flluska, ia përcëlloj cipën e lëkurës; e bëj të fishket e të thahet, e përcëlloj (një b…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHAPARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më rreshket lëkura, rreshkem; rrudhem. U zhaparita në diell. U zhaparit fare.2. vetv., vet. v. III Fishket, thahet (për bimët). U z…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHAPARÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur përcëllohet a digjet lëkura; rreshkja e lëkurës. Dielli ma solli këtë zhaparitje. Zhaparitja e ballit. 3. Gjendja e bimës pasi fishket …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë