Fjalori
ZHABËRZHYEJ

ZHABËRZH/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER bised., kal. 1. E zhyej dhe e përlyej keq diçka, e leros fare. E paska zhabërzhyer mishin.
2. fig., keq. E përbalt a e njollos dikë, fëlliq. E ka zhabërzhyer emrin e tij.


Rezultate të ngjashme

ZHABËRDÍN/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT bised. 1. Rroba të gjera, që varen e tunden andej-këtej lapra-lapra. Zhabërdinat që mbante veshur e tregonin më të madh.2. Këpucë të vjetra, që…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHABËRZHÉL,~E mb. 1. I leckosur, leckaman, që s’ka ku ta zërë qeni. Burrë zhabërzhel. Grua zhabërzhele.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHABËRZHÝER (i, e) mb., bised. Që është zhabërzhyer; i zhyer, i ndotur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHABËRZH/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER bised. 1. vetv. Zhyhem dhe përlyhem keq me diçka, lerosem.2. fig., vetv. Njollosem, fëlliqem, përbaltem.3. pës. e ZHABËRZHÝEJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.