Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGÚRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Zorra e trashë; fundi i zorrës së trashë. I doli zgurdha. Vuan nga zgurdha. I dhemb zgurdha.
2. keq. Gurmazi, fyti, gryka. E hapi zgurdhën. - Sa e ka zgurdhën, na shurdhoi!
3. Zgavër lisi. Hyri bleta në zgurdhë të lisit.
4. vet. sh. Përbrendësat; të përbrendshmet e bagëtisë. I lau zgurdhat.
5. euf. Prapanicë. Urdhni në urdhën, çoje plak zgurdhën. (fj. u.).
✱Sin.: gurrmaz, fyt, grykë. gabzherr.
ZGURDHËLÍQ vep., ~A, ~UR kal. Bëj t’i shkojë bark, i shkaktoj heqje barku. Bari me helm m’i zgurdhëliqi kecat.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZGURDHËLÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më shkon bark.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë