Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGRÓP/EM jovep. ~A (u), ~UR bised., vetv. Më zbrazet stomaku fare, më bëhet barku gropë nga të pangrënët e më merr shumë uria, zgorkem. Iu zgrop barku. U zgropën fare. - E tash s'd…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gërmim, hapje e gropës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÓPJ/E,~A f. Veprimi kur zgropoj, zgropim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZGROP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u) ~ÚAR 1. vetv. Zgropem.2. pës., vet. v. III e ZGROPÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj gropë, gërmoj (hap) një gropë, gropoj. Nuk po zgroponin më tej. Po zgroponin tokën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROPÚAR (i, e) mb. Që është zgropuar. Më shihte me sytë e saj të zgropuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÓPUR (i, e) mb. I zgropuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÓPËT (i, e) mb. I zgropur. Varrezat e zgropëta. Sytë e të tjerëve ishin të zgropët krejt. E vështroi me sytë e tij të zgropët nga lodhja.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROF,~E mb. I zgavërt, i zbrazët. Trung (dru) zgrof. Me barkun zgrof.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROF,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Stomaku i njeriut a i kafshës, zgrop; barku. Zgrofi i njeriut. Zgrofi i lopës. - E mbushe zgrofin? I dhemb zgrofi.✱Sin.: stomak, bark, zgrop, lukth.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gropë e thellë, zgafellë. Ra poshtë në zgrofellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFTÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Erë e rëndë, e keqe, diçka që t’i sjell zorrët në grykë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFULLÁJKË mb. Zgrofullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFULLÁN,~E mb. 1. I dobësuar shumë, që i kanë hyrë sytë përbrenda, i numërohet uji në gurmaz. Plak zgrofullan. Grua zgrofullane.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFULLÍM,~I m. Gjendja kur zgrofullohem; dobësim nga sëmundja a nga ndonjë shkak tjetër. Zgrofullim i menjëhershëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFULL/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u) ~ÚAR vetv. 1. Më hyjnë sytë përbrenda (në gropë të syrit). Zgrofullohem nga të pangrënët. 2. fig. Tretem e dobësohem shumë nga sëmundja a ndonjë shkak…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGROFULLÚAR (i, e) mb. Që është zgrofulluar; që është bërë kockë e lëkurë. Me sy të zgrofulluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë