Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGRIP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Buza e një gremine, e një shkëmbi të thepisur etj.; skaji i një sendi, ana, buza. Zgripi i shkëmbit (i greminës, i humnerës). Zgripi i pullazit (i shkallëve, i pusit, i varrit). Zgripi i lumit. U ul në zgrip. U kacavar në zgrip të shkëmbit. U tërhoq në zgrip të rrugës. E mbushi deri në zgrip. E ulur në zgrip. - Mos rri në zgrip, se bie!
2. fig. Pika e fundit, fundi, mbarimi i diçkaje. Gjendet në zgrip. Është në zgrip të jetës. E çoi punën deri në zgrip. Një jetë në zgrip të varfërisë. Ka mbërritur në zgrip të shkatërrimit (të zhbërjes).
3. Sasia më e vogël që ka mbetur a që është ruajtur, pakicë; shtrëngicë, kursim. E ka me zgrip diçka e ka me pakicë. Ha (prish, shpenzon) me zgrip (dikush) ha pak e me kursim të madh. Jeton me zgrip, jeton me pak gjë, është në shtrëngicë.
✱Sin.: anë, skaj, buzë, buzërripë, skiç, cak, breg, brinjë, fund, mbarim, pakicë, kursim, shtrëngicë.
♦ Është në zgrip (dikush) 1. Është në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, gati po vdes; (është) në buzë të varrit (të gropës); (është) me një këmbë në varr. 2. Është në gjendje shumë të keqe ekonomike, gati po falimenton; (është) në buzë të greminës (të humnerës). 3. Është mërzitur a është dëshpëruar shumë, nuk duron dot më (nga vuajtjet, nga inati etj.). 4. (diçka) Mezi mbahet, gati po bie a po shkatërrohet; është në gjendje të pasigurt.
ZGRIP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Jap me pakicë, me shumë kursim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÍPTAS ndajf. 1. Me kursim të madh; me të keq, me zgrip. E çonte zgriptas. Jetojnë zgriptas.2. Rrëshqitasi, kalimthi, shkarazi. Ia tha zgriptas. E preku zgriptas.✱Sin.: keq, shkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÍPTAZI ndajf. Zgriptas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÍPTHI ndajf. 1. Me të keq, me zgrip, duke kursyer shumë. Ashtu, zgripthi e ngrys jetën.2. Deri në zgrip; shumë; sa nuk mban më. Punonte zgripthi.3. Këlliç; brinjazi, së kithi. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRIPTÍM,~I m. Kursim; shpenzim me kursim. Zgriptimi i parave.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRIPTÍNA,~T f., vet. sh. Cekëtina.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZGRIPT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ZGRIPTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRIPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kursej shumë, shpenzoj me zgrip, e shtrëngoj dorën. Zgriptonte, se s'i dilte. 2. kal. E çoj diçka deri fare afër fundit, e çoj deri në zgrip. 3…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÍPTË ndajf. 1. Pa e shtrënguar fort; pa e mbërthyer mirë. E ka kapur zgriptë. 2. fig. Zgripthi1. Jam zgriptë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGRÍPËT (i, e) mb. 1. I cekët, jo shumë i thellë. Gropë e zgripët. Pus i zgripët. Vijë uji e zgripët. Rrudhë e zgripët.2. Që rron me kursim të madh sepse nuk ka; shumë i kursyer. J…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë