Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGJYRÓS vep., ~A, ~ÚR kal. 1. Bëj që të zërë ndryshk diçka e metaltë, ndryshk. - Mos e zgjyros lopatën! E zgjyrosi armën.
2. Bëj me zgjyrë një rrobë, fëlliq, ndyj; nxij. I kishte zgjyrosur duart. E kishte zgjyrosur shumë jakën e këmishës. Duart me zgjyrë ia kishin zgjyrosur xhepat.
3. fig. Cenoj emrin e mirë; prish një punë etj., përdhos, njollos. Ai u akuzua, gjithashtu, se kishte zgjyrosur emrin e mirë të firmës.
✱Sin.: ndryshk, fëlliq, ndot, ndyj, nxij, leros, zhulos, përlyej, përdhos, njollos.
ZGJYRÓS vep., ~A, ~ÚR kal. 1. Bëj që të zërë ndryshk diçka e metaltë, ndryshk. - Mos e zgjyros lopatën! E zgjyrosi armën. 2. Bëj me zgjyrë një rrobë, fëlliq, ndyj; nxij. I kishte z…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZGJYRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zë ndryshk, ndryshket (diçka prej metali). U zgjyrosën veglat. Ari nuk zgjyroset. 2. vetv. Fëlliqem, ndotem, bëhem me zhul; nx…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJYRÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka vënë një shtresë ndryshku, i ndryshkur (për disa metale a sende prej metali). Armë e zgjyrosur. Hekurishte të zgjyrosura. 2. Që është bërë me zgjyrë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë