Fjalori
ZGJUAR

ZGJÚAR ndajf. 1. Me sy hapur, pa fjetur, pa e zënë gjumi, shpërgjumshëm. Rri zgjuar. E priste zgjuar. E gjeti zgjuar. - Zgjuar tërë natën, unë i ziu, s'më lanë qentëmbyll sy.
2. fig. gatishmëri, gati. Ai është kurdoherë zgjuar.
Sin.: syhapur, çuar, ngritur, shpërgjumshëm.
Rri zgjuar kam shumë kujdes, nuk e humbas vëmendjen, nuk shkujdesem; jam syçelë; (rri) me sy hapur; i mbaj sytë hapur; nuk e fle mendjen.

ZGJUAR

ZGJÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk e ka zënë ende gjumi; që i ka dalë gjumi; që nuk fle; kund. i fjetur. - Ende i zgjuar ti? Je për punë nesër.

2. fig. Që është i hollë e i shkathët nga mendja, që i kap gjërat shpejt, i mençur, që e ka mendjen me okë, me një barrë mend; kund. budalla. Njeri (djalë) i zgjuar. Vajzë (grua) e zgjuar. Shakaxhi i zgjuar. Hiqej si i zgjuar. Ai ishte më plaku e më i zgjuari i katundit. - Sa e zgjuar që më qenke! Është e zgjuar ajo, ta rrëmben fjalën nga goja. Një çupë e zgjuar dhe e bukur.

3. fig. bëhet me mençuri, që është menduar hollë, i mençur. Politikë e zgjuar. Taktikë e zgjuar. Veprim i zgjuar.

4. bot. sapo ka nisurmbijë, që sapo ka filluarngallojë. Syth i zgjuar. Farë e zgjuar.

5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. Të zgjuarit janë bashkëbotë, kursefjeturit janë veç. (fj. u.).

Sin.: i shpërgjumur, i mençur, mendar, i mprehtë, mendjemprehtë, truhollë, mendjehollë, mendjelartë, veshtar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZGJOJ
ZGJOJ

ZGJOJ vep. ZGJÓVA, ZGJÚAR kal. 1. Bëj që t'i dalë gjumi dikujtfle, i nxjerr gjumin, e ngre nga gjumi, përmend. E zgjoi nga gjumi. I zgjoi boria. E zgjoi herët. - Pse s'më zgjove? - Zgjoje, se fjeti shumë! Mezi e zgjova. Djalli fle, ti vete e zgjon. (fj. u.). Mos zgjo qeninfle. (fj. u.). Pula bën vezën, kakaris e zgjon mëhallën, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. (fj. u.).
2. fig. Bëjdikushdalë nga një gjendje ku i janë shkëputur a dobësuar lidhjet me realitetin, e bëjkuptojë gjendjen e vërtetë; e sjellvete. E zgjoi nga iluzionet (nga ëndrrat). Zilja e telefonit e zgjoi nga kujtimet e fëmijërisë. Nga mendimetzgjoi një e trokiturxham.
3. fig. Bëj që të gjallërohet e të lulëzojë; e ripërtërij (natyrën etj.); bëj që të gjallërohet e të vihetlëvizje (një qendër banimi a pune etj.). Pranvera e zgjoi natyrën. Ngjarjet e fundit e zgjuan sindikatën.
4. fig. E bëjvetëdijshëm për diçka, e bëj që t'i kuptojë drejt çështjet, e sqaroj; e bëjzgjuar dikë, i holloj mendjen. E zgjoi popullin. Ky fjalim i zgjoi njerëzit. E ka zgjuar shkolla. -tjerët, nëse duan, le t’i zgjojnë djemtë e tyre e t’i dërgojnëmale për të luftuar.
5. fig. Vë në veprim, e nxit diçka; ngjall. I zgjon imagjinatën. I zgjoi ndjenjat (dëshirën, kureshtjen). I zgjoi oreksin (lakminë). Zgjoi energjimëdha. Zgjoi vetëdijen. I zgjoi kujtimevjetra. Zgjoi dyshime. Po zgjonte kundërshtrimin ndaj regjimit. Përpiqetzgjojë ndërgjegjet e dremitura të njerëzve.
Sin.: shpërgjum, ngre, çoj, përmend, gjallëroj, lulëzoj, përtërij, sqaroj, ndërgjegjësoj, nxis, ngjall, ringjall.


Rezultate të ngjashme

ZGJÚARSÍ,~A f. Të qenët i zgjuar, vetia e atij që është i zgjuar; mençuri, mendjemprehtësi; kund. budallallëk. Zgjuarsi natyrore (e lindur, e jashtëzakonshme). Zgjuarsia e popullit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.