Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGJOJ vep. ZGJÓVA, ZGJÚAR kal. 1. Bëj që t'i dalë gjumi dikujt që fle, i nxjerr gjumin, e ngre nga gjumi, përmend. E zgjoi nga gjumi. I zgjoi boria. E zgjoi herët. - Pse s'më zgjove? - Zgjoje, se fjeti shumë! Mezi e zgjova. Djalli fle, ti vete e zgjon. (fj. u.). Mos zgjo qenin që fle. (fj. u.). Pula bën vezën, kakaris e zgjon mëhallën, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. (fj. u.).
2. fig. Bëj që dikush të dalë nga një gjendje ku i janë shkëputur a dobësuar lidhjet me realitetin, e bëj të kuptojë gjendjen e vërtetë; e sjell në vete. E zgjoi nga iluzionet (nga ëndrrat). Zilja e telefonit e zgjoi nga kujtimet e fëmijërisë. Nga mendimet më zgjoi një e trokitur në xham.
3. fig. Bëj që të gjallërohet e të lulëzojë; e ripërtërij (natyrën etj.); bëj që të gjallërohet e të vihet në lëvizje (një qendër banimi a pune etj.). Pranvera e zgjoi natyrën. Ngjarjet e fundit e zgjuan sindikatën.
4. fig. E bëj të vetëdijshëm për diçka, e bëj që t'i kuptojë drejt çështjet, e sqaroj; e bëj të zgjuar dikë, i holloj mendjen. E zgjoi popullin. Ky fjalim i zgjoi njerëzit. E ka zgjuar shkolla. - Të tjerët, nëse duan, le t’i zgjojnë djemtë e tyre e t’i dërgojnë në male për të luftuar.
5. fig. Vë në veprim, e nxit diçka; ngjall. I zgjon imagjinatën. I zgjoi ndjenjat (dëshirën, kureshtjen). I zgjoi oreksin (lakminë). Zgjoi energji të mëdha. Zgjoi vetëdijen. I zgjoi kujtime të vjetra. Zgjoi dyshime. Po zgjonte kundërshtrimin ndaj regjimit. Përpiqet të zgjojë ndërgjegjet e dremitura të njerëzve.
✱Sin.: shpërgjum, ngre, çoj, përmend, gjallëroj, lulëzoj, përtërij, sqaroj, ndërgjegjësoj, nxis, ngjall, ringjall.
ZGJÓJ/Ë,~A f. Zgjim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZGJÓHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Më del gjumi, ngrihem nga gjumi; përmendem; kund. fle. - U zgjua herët. - Zgjohu, se u bë vonë! - Mos bëj zhurmë, se zgjohen fëmijët! Sytë e gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJOM,~I m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Euphorbia dendroides, Euphorbia divaricata). Druri i rryellit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÓNJ/Ë,~A f. 1. mjek., veter. Sëmundje që shfaqet me një puçërr të qelbëzuar anës thonjve te njeriu a në mes të thundrave te kafshët. I ka rënë zgjonja pelës. I ka hyrë zgjonja. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÓNJËZ,~AI f. Zgjonjë1. Prej zgjonjëzës bie dhe thoi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÓNJËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. Brumbull.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJONÓB/ËR,~ RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. (lat. Paronychia jamesii) Bimë barishtore njëvjeçare e ulët, me gjethe të vogla e me lule shumë të holla si luspa të tejdukshme, të cilat rrit…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJORÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. Lis me trungun bosh; zgavër lisi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë