Fjalori
ZGJIDHUR

ZGJÍDHUR ndajf. gjendjezgjidhur; duke i pasur duart ose duart e këmbët të zgjidhura; kund. lidhur. E mban qenin zgjidhur. E lanë zgjidhur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZGJIDH
ZGJIDH

ZGJIDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Liroj një nyjë ose diçka tjetërlidhur a të bashkuar; i liroj dhe i heq lidhëset diçkajelidhur; kund. lidh. Zgjidh nyjën. Zgjidh lidhësen (spangon, litarin). Zgjidhi rripin (brezin). Zgjidh këpucët. Zgjidh dengun. Ia zgjidhi duart (këmbët). Nuk e zgjidh dot. E zgjidhi me dhëmbë. Plaka uli kryet e nisizgjidhte fijetishin lidhur kokla. (folk.). Do zgjidhësh duart që të mblidhen duajt. (fj. u.). Ta zgjidhësh kombin pa e prerë mandilen. (fj. u.).
2. Liroj një njeri a një kafshë që e kanë lidhur diku, lë të lirë një njeri a një kafshë duke e shkëputur prej vendit ku e kanë lidhur; kund. lidh. Zgjidhi qenin (viçin). E zgjidhën të dënuarin. Zgjidh foshnjën.
3. Liroj një kafshëmbrehur, çmbreh; kund. mbreh. Zgjidhi qetë nga zgjedha. Zgjidhi kalin nga karroca.
4. fig. Prish lidhjenkam vendosur me dikë, e bëjpavlefshëm detyriminkam ndaj dikujt; i jap fund diçkaje a e ndërpres diçka; kund. lidh. Zgjidhi fejesën (martesën). Zgjidhi besën. I zgjidhën marrëdhëniet. Zgjidhi kreshmët (fet.). Zgjidhi magjinë (vjet.). Fati e lidh, por robi (njeriu) e zgjidh. (fj. u.).
5. fig. Shqyrtoj e sqaroj një çështje; i jap rrugë zhvillimit a përfundimitdiçkaje, duke hequr ose duke kapërcyer pengesat, mbudh; kryej a përfundoj diçka (një punë, një kërkesë etj.). Zgjidhi një çështjerëndësishme. E zgjidhën ngatërresën. I zgjidhën detyrat që u dolën përpara. I zgjidhi punë. Ia zgjidhi hallin. Atë që s’e zgjidh syri, e zgjidh puna. (fj. u.). Gjuhalidh, gjuhazgjidh. (fj. u.).
6. mat. Bëj veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidhi ushtrimin (problemën). Zgjidhi një ekuacion. E zgjidhi me gojë (me shkrim).
Sin.: liroj, çlidh, çliroj, shkolis, shkokëloj, çmbështjell, çmbreh, zbërthej, shkreh, ndaj, sheshoj, mbudh, përudh, bitis, rregulloj, ndreq.
* Lidh e zgjidh (vetë) dikush. As të *lidh e as të zgjidh (dikush). Të *lidh e të zgjidh (dikush). I zgjidh *duart (dikujt). E zgjidhi *gjuhën (dikush). Ia zgjidhi *gjuhën (dikujt). Ia zgjidhi (ia hoqi) *lakun (dikujt). E zgjidhi *qesen (dikush). E zgjidhi *trastën (dikush). E zgjidhi *thesin (dikush).


Rezultate të ngjashme

ZGJIDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Liroj një nyjë ose diçka tjetër të lidhur a të bashkuar; i liroj dhe i heq lidhëset diçkaje të lidhur; kund. lidh. Zgjidh nyjën. Zgjidh lidhësen (spang…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZGJÍDH/EM pës. e ZGJEDHI. Fara zgjidhet me kujdes. U zgjodh kryetar (sekretar). U zgjodh njëzëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZGJÍDH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lirohet nyja ose diçka tjetër e lidhur a e bashkuar; i lirohen e i bien lidhëset diçkaje të lidhur; kund. lidhet. Iu zgjidh gryk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZGJÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zgjidh diçka; kund. lidhje. Zgjidhja e litarit. Zgjidhja e brezit. Zgjidhja e lidhëseve të këpucëve. Zgjidhja e duarve (e këmbëve etj.). …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZGJÍDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të zgjidhet, që nuk është i vështirë për t'u zgjidhur. Nyjë e zgjidhshme. Ekuacion i zgjidhshëm (mat.).2. fig. Që mund të prishet, që mund t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZGJÍDHËS,~E mb. Që shërben për të zgjidhur; që ndihmon të zgjidhet një çështje, një problem, një detyrë a një situatë. Ajo ka rol zgjidhës në çështjet e klasës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZGJÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që jep një përgjigje ose rrugëdalje për një problem, detyrë apo situatë; diçka që shërben për një qëllim të tillë. Ai ishte zgjidhësi i ushtrimeve më t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.