Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGJÉSHUR ndajf. 1. Pa i pasur në trup ato që kisha ngjeshur (për armë, për rrip a për brez etj.); kund. ngjeshur. Rrinte zgjeshur.
2. Pa u druajtur, lirshëm, shpenguar. Hëngri zgjeshur.
3. fig. Hapur, troç, qartë; pa e mbuluar a pa e fshehur diçka, me mendjen akull. Ai fliste shpejt e zgjeshur. Ia tha zgjeshur. - Më ndjeni që flas zgjeshur! - Që ta themi zgjeshur, qeveria ka hallet e saj dhe s'i vete mendja për hallet e popullit.
✱Sin.: lirisht, lirshëm, shpenguar, hapur, troç, shkoqur, qartë, sheshazi.
ZGJESH vep., ~A, ~UR kal. 1. Liroj, zgjidh a heq diçka që kam ngjeshur; kund. ngjesh. Zgjeshi rripin. Zgjeshi shpatën (armët). I zgjeshën pallat dhe u sulën mbi njëri-tjetrin. (folk.). Një ndër ta nuk zgjeshi brezin dhe nuk hoqi as këpucët.
2. Ul trysninë e ngjeshjes së një gazi, të një lëngu etj.
✱Sin.: liroj, zgjidh, heq, shpengoj.
ZGJESH vep., ~A, ~UR kal. 1. Liroj, zgjidh a heq diçka që kam ngjeshur; kund. ngjesh. Zgjeshi rripin. Zgjeshi shpatën (armët). I zgjeshën pallat dhe u sulën mbi njëri-tjetrin. (fol…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÉSHJ/E,~A f. Veprimi kur zgjesh diçka që kemi ngjeshur. Zgjeshja e shpatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë