Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGJERÚES,~E mb. 1. Që shërben për të zgjeruar a për të shtuar përmasën, hapësirën ose shtrirjen e diçkaje. Mekanizëm zgjerues. Tub zgjerues tub që mund të zgjerohet ose të zgjerojë rrjedhën. Politikë zgjeruese politikë që synon të zgjerojë ndikimin ose përfshirjen. Investime zgjeruese. Synime zgjeruese.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zgjerues sinjali (rrjeti). Zgjerues i fuqishëm. Zgjerues gomash. Zgjerues për palestër (sport.). Zgjerues për të rritur diametrin e tubit. Zgjerues shumëfunksional. Zgjerues i hundës (mjek.).
ZGJERUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i zgjerueshëm, vetia e diçkaje që është e zgjerueshme. Në përputhje me zgjerueshmërinë. Përmbush kriterin e zgjerueshmërisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJERUÉSH/ËM (i) ~ME (e) Që mund të zgjerohet, që mund të bëhet më i gjerë. Memorie e zgjerueshme (kompj.). Sferë jo e zgjerueshme. Hapësirë ruajtëse e zgjerueshme (kompj.). Të dhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJERÚAR (i, e) mb. 1. Që është zgjeruar, që është bërë i gjerë a më i gjerë, që është hapur a është shtrirë më shumë; kund. i ngushtuar. Rrugë e zgjeruar. Kanale të zgjeruar. Rrje…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë