Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGJEDHÓR,~E mb. Që lidhet me zgjedhjet, i zgjedhjeve, elektoral. Kodi (legjislacioni) zgjedhor. Komisione zgjedhore. Procesi (sistemi) zgjedhor. Vit zgjedhor. Krim (mashtrim) zgjedhor. Trupa (lista) zgjedhore. Fushatë e madhe zgjedhore europiane. Zonë zgjedhore. Reforma zgjedhore. Materiale zgjedhore.
ZGJEDHI vep., ZGJÓDHA, ZGJÉDHUR kal. 1. Ndaj nga një grup qeniesh a sendesh dhe marr atë që është më i mirë, më i përshtatshëm a më i rëndësishëm, atë që më pëlqen më shumë. Zgjedh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJEDHII vep., ZGJÓDHA, ZGJÉDHUR fig., kal. Arrij ta kuptoj, ta lexoj etj.; shkoqit, zbërthej. S'ia zgjedh dot shkrimin. Mezi zgjodhi dy radhë që kishte shkruar. Ia zgjodhi mendjen…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJEDHÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vë kafshët në zgjedhë; mbrehja a vënia e kafshëve të punës në zgjedhë. Zgjedhimi i qeve (i kuajve).
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJEDHÍM,~III m. sh. ~E, ~ET gjuh. Tërësi e trajtave që merr folja gjatë ndryshimeve të saj sipas vetave, numrave, kohëve e mënyrave; grup foljesh që marrin të njëjtat trajta gjatë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÉDHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Përzgjedhje. Zgjedhje e kujdesshme. Zgjedhja e farës. Zgjedhja e mikut. Po bën zgjedhjen e ngjyrave. Zgjedhja e fjalëve.2. Vendimi për të caktuar di…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÉDHJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET bised. Zbërthim, shkoqitje, lexim, shqitje. Zgjedhja e shkrimit ishte e vështirë. Por nuk di pse s’kënaqem me zgjedhjet e profesorit në shpjegim. ✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJEDH/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbreh në zgjedhë, e vë në zgjedhë. I zgjedhoi qetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJEDH/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. Ndryshoj trajtat e një foljeje sipas vetave, numrave, kohëve e mënyrave. Zgjedhoi foljen “kam”. Zgjedhoj foljet e parregullta.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJEDHÓK vep., ~A, ~UR kal. 1. Zgjedh mirë; përzgjedh. Zgjedhok letrën e cigares. 2. kryes. shaka. Rrah fort dikë. E zgjedhoku mirë e mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël me një dru të gjatë dhe me dy kularë, ku mbrehen qetë a buajt dhe ku kapet shtiza e parmendës ose e qerres. Zgjedha e qerres. Zgjedhë qesh (buaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë