Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGJÁTUR (i, e) mb. 1. Që vjen si i gjatë, gjatosh; që është rritur në gjatësi. Gjethe (kokrra) të zgjatura. Truri i zgjatur (anat.). Trup i hollë dhe i zgjatur. Me ballin e zgjatur jashtë normales. Bakter i zgjatur si shkopth. Turiri i zgjatur i derrit. Një instrument i zgjatur në formë J-je. Larva është e zgjatur.
2. I shtrirë në një drejtim. Me duar të zgjatura përpara. Krah i zgjatur mbi kokën e tij. Qytet i zgjatur deri në gjysmën e fushës. Avokati i Popullit është krahu i zgjatur i Kuvendit mbi administratën publike.
3. Që vijon a që bëhet për një kohë më të gjatë se zakonisht, që është zgjatur. Me orar të zgjatur. Veprim (proces) i zgjatur. Gjykim i zgjatur në kohë. Ngërç (rënkim) i zgjatur. Konflikt (bojkot) i zgjatur. Tingëllim i zgjatur i zërave. Gjëmim i zgjatur dhe i mbytur. Zëri i doli i dridhur dhe i zgjatur. Orari i zgjatur i punës. Borxhi i zgjatur, faqja e skuqur. (fj. u.).
✱Sin.: gjatosh, gjatush, gjator, gjatok, i gjatë, i shtrirë, i zvargur, i zvarritur.
ZGJAT (ZGJAS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E bëj të gjatë a më të gjatë diçka, duke i shtuar ndonjë pjesë tjetër, duke e tërhequr a duke e shtrirë etj., zgjatoj; kund. shkurtoj. Zgjat rripin (telin). Zgjat fustanin (fundin, mëngët). Zgjat vijën (diagonalen, mesoren) (mat.). Zgjat rrugën (hekurudhën, trasenë). Zgjat hapin.
2. kal. Shtrij diçka në një drejtim të caktuar ose e afroj në drejtim të dikujt a të diçkaje tjetër. Zgjati kokën. I zgjati dorën (litarin). I zgjati gotën (shishen, cigaret, shkrepësen, letrën, telegramin, librin). Rënkoi lehtë e zgjati këmbët nga zjarri që t'i shmpinte pak. Zgjati shkopin drejt hartës. Ha dhe e dorën tjetrit mos ia zgjat. (fj. u.). Më mirë torbën e të mbledhësh, se të zgjatësh dorën e të vjedhësh. (fj. u.).
3. kal. Lë diçka të bëhet e gjatë a më e gjatë. Ia zgjati flokët vajzës. Ia zgjatën lastarët hardhisë.
4. kal. Shtyj kohën, gjatë së cilës bëhet diçka, e shtoj kohën dhe e vijoj diçka më tej; shtyj më tej a vonoj përfundimin e diçkaje, zvarrit. E zgjati afatin. E zgjati punën (lejen, diskutimin). I zgjati jetën. I zgjati ditët. E zgjati gjendjen e jashtëzakonshme. Zgjat zërin (zanoren). - Ç'e zgjat? - Ç'ta zgjat? Pa e zgjatur. Ia zgjat dikujt (edhe moh.) nuk ia prish qejfin, e merr me të mirë. S'e zgjati më. E zgjati me sot e me nesër. E ka zgjatur shumë me të. Nuk ia zgjati nuk u muar shumë me të, ia preu shkurt. - Mos ia zgjat! prija shkurt! Zgjat, ta zgjatim lojën, të kalojmë kohën. (fj. u.).
5. jokal., vet. v. III Vijon pa ndërprerje për një kohë të caktuar; kalon një kohë, gjatë së cilës kryhet diçka. Pritja zgjati një orë. Udhëtimi zgjati shumë. Shiu zgjati tërë natën. Kjo punë (kjo gjendje) zgjati me vite. Dasma zgjati deri në të gdhirë. Heshtja zgjati disa minuta. - Sa zgjat shfaqja? Ndërtimi zgjati deri në dimër. Dita dhe nata zgjatin njëzet e katër orë. Nuk zgjati shumë dhe vdiq.
6. jokal., vet. v. III Bëhet më e gjatë, zgjatohet (për kohën). - Sipas hesapit tim kjo punë zgjat edhe nja dy javë, se nuk është aq e lehtë. Hyri dimri, zgjati nata, erdhi vera, zgjati dita. (fj. u.).
✱Sin.: zgjatoj, ngjat, ngjatoj, ndej, shtoj, shtrij, hap, largoj, çoj, jap, zvarris, shtyj, vazhdon, çon, mban.
♦ Zgjati (shtriu) *dorën (duart) (dikush). I zgjati (i shtriu, i ndehu) *dorën (dikujt). Zgjat *gishtrinjtë (dikush). I zgjat *degën e ullirit (dikujt). Ia ka zgjatur *gunën (dikujt) keq. E ka zgjatur *gjuhën (dikush). Zgjat *hundët (dikush). I zgjati *jetën (dikujt a diçkaje). Zgjati (shtriu) *krahët (dikush). Zgjat *kthetrat (dikush) keq. E zgjat (e trash) *muhabetin (me dikë). I zgjati (i shtriu) *qafën (dikujt) përb. Zgjat *thonjtë (dikush) keq. Zgjat *veshët (dikush). Ia zgjat *veshët (dikujt).
ZGJATÚAR (i, e) mb. I zgjatur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJATÚES,~E mb. Zgjatës1. Kabëll zgjatues. Prizë (mbështjellëse) zgjatuese. Kordonë (litarë) zgjatues. Këmbë zgjatuese. Vegla zgjatuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJATÚES,~I m. sh. ~, ~IT Mjet që shërben për të zgjatur diçka. Zgjatues elektrik (rryme). Zgjatues me pesë priza. Zgjatues me baraban. Përdore zgjatuesin.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGJATUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i zgjatshëm, vetia e diçkaje që mund të zgjatet. Me veti shumë të mira në zgjatueshmëri. Zgjatueshmëri e dobët (e ulët, e lartë). Ka zgjatueshmë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë