Fjalori
ZGALEM

ZGALÉM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Sterna minuta) Shpend uji me pendëbardha e të zeza, me krahëngushtë e të gjatë, me këmbë shumëshkurtra, me bishtbigëzuar dhe me sqepkthyer, që fluturon mbi valët përpara e gjatë stuhisë. Klithma e zgalemit. I guximshëm si zgalemi. Një dokumentar fliste për zgalemin. Zgalemi i bardhë vinte vërdallë. Duart e saj të holla fërfëllonin si krahë zgalemi.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekëtij shpendi. Zgalemi i Mesdheut (lat. Puffinus yelkouan) shpend deti me trup mesatar e me ngjyrë kafeerrët, me kokëngushtë e sqepgjatë e të hollë me ngjyrë grierrët, me këmbë ngjyrë rozë ose grizbehtë e me gishtazinj, që gjallon në Mesdhe e pjesërishtDetin e Zi. Zgalemi i dëborës (lat. Pagodroma nivea) shpend deti, që gjallonAntarktik, me trup mesatar e me ngjyrën e pendëve krejtësishtbardhë. Zgalemi i Kepit (lat. Daption capense) një lloj shpendi detar i njohur edhe si zgalemi i pikëzuar njihet për pamjen e tij karakteristike me pikabardha dhezeza. Zgalemi gjigant (lat. Macronectes giganteus) një nga shpendët më të mëdhenj detarë të hemisferës jugore, i njohur ndryshe si zgalemi i madh jugor, që njihet për përmasat e tij të mëdha.
3. fig., poet. Paralajmërues i një lëvizjeje a i një ngjarjejerëndësishme shoqërore. Zgalemi i revolucionit (i demokracisë). Zgalemi i stuhisë. E krahason zgalemin me zogun poet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.