Fjalori
ZGAJT

ZGÁJT vep., ~A, ~UR kal. E lodh dhe e këput fare dikë, e zgërlaq, e rraskapit, i nxjerr qumështin e nënës. Kjo punë na zgajti fare.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZGAJTEM
ZGAJTEM

ZGÁJT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Humbas gjallërinë, bëhem i flashkët; më priten fuqitë, lëshohem fare, zgërlaqem. Është zgajtur nga vapa (nga lodhja). U zgajtëm nga puna e rëndë (nga sëmundja). Kështu siç e kemi nisur do të zgajtemi kot. Po s’e fshikullove mushkën, zgajtet. (fj. u.).
Sin.: flashkem, zgërlaqem, lëshohem.


Rezultate të ngjashme

►ZGÁJT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Humbas gjallërinë, bëhem i flashkët; më priten fuqitë, lëshohem fare, zgërlaqem. Është zgajtur nga vapa (nga lodhja). U zgajtëm nga puna e rëndë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZGÁJTJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zgajt dikë; zgërlaqje.2. Gjendja kur zgajtem a kur zgajtet dikush; humbja e gjallërisë; lëshimi i vetes nga lodhja a nga vapa. Kam ditë m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZGÁJTUR (i, e) mb. Që e ka humbur gjallërinë, që është bërë i flashkët; që i janë prerë fuqitë, që e ka lëshuar veten fare, i zgërlaqur. Njeri i zgajtur. Grua (vajzë) e zgajtur.Si…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.