Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZGËRLÁQUR (i, e) mb. 1. Që është zgëlaqur, që është shtypur fare e është bërë i squllët; i flashkët. Fiq të zgërlaqur. Të zgërlaqur nga të nxehtit. Ngjalë e zgërlaqur.
2. fig. Që i janë prerë fuqitë, që është lodhur e këputur fare; që e ka lëshuar krejt veten, i flashkët (kryesisht nga lodhja). Të zgërlaqur nga vapa. I kam krahët të zgërlaqur. Të dembelosur e të zgërlaqur. Hasi do tipa të zgërlaqun. Horr i zgërlaqur e i krisur. Gjatë rrugës u ndie kaq i mërzitur dhe i zgërlaqur. Nuk rrihet brenda i zgërlaqur gjithë ditën e ditës.
✱Sin.: i rraskapitur, i zgajtur, i shkrehur, i shkrodhët, i shkrodhur, i zbutur, i squllur, i qullët, qullash, i shtypur, i sqaqur, i shkokërdhuar, i shkordhët.
ZGËRLÁQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të butë a të squllët diçka duke e ngjeshur; e shtyp fort diçka të butë sa i nxjerr të brendshmet; zdërlaq. E zgërlaqi fikun (pjeprin). Zgërlaqi një bretkosë (një breshkë, një krimb). E zgërlaqi fare. - Këmbët e kuajve e rrotat e qerreve e kanë zgërlaqur baltën e rrugës dhe e kanë bërë llucë.
2. fig. Ia pres fuqinë dikujt, e lodh dhe e këput fare; rraskapit. I zgërlaqi puna (rruga e gjatë). Gjyshja nuk ishte e zonja për asgjë tani, se pleqëria e kishte zgërlaqur.
✱Sin.: zdërlaq, sqaq, zbus, squll, shtyp, lakat, rraskapit, shkreh, shkordh, shkokërdhoj.
ZGËRLÁQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të butë a të squllët diçka duke e ngjeshur; e shtyp fort diçka të butë sa i nxjerr të brendshmet; zdërlaq. E zgërlaqi fikun (pjeprin). Zgërlaqi …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZGËRLÁQ/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet a squllet shumë; bëhet i flashkët. Fiqtë u zgërlaqën. 2. fig., vetv. Më pritet fuqia, lodhem e këputem fare; e lëshoj kr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGËRLÁQJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zgërlaq a kur zgërlaqet diçka derisa bëhet e squllët. Zgërlaqja e mollëve. Manaferra të pjekura deri në zgërlaqje.2. Lodhje, këputje, r…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZGËRLÁQËT (i, e) mb. I zgërlaqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë