Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZEZÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fatkeqësi shumë e madhe, gjëmë, mjerim. E gjeti (e pllakosi) zezona. Plasi një zezonë që na ngriu gjakun. S’kish ndodhur kurrë kjo zezonë në krahinën tonë. Një zezonë e kish zënë për gryke si ngërç. Kjo zezonë ishte bërë aq e zakonshme, sa nuk trembte njeri.
2. fig. Prishje a shkatërrim i madh, rrënim. Zezonë e tmerrshme. Shpëtoi vendin nga zezona. Përmbi mua rëndon faji i gjithë asaj zezone. Gjurmët e zezonës dukeshin qartë. Ky rrënim e kjo zezonë s’ishin parë ndonjëherë. Përmasat tragjike të zezonës. Shkrimtari e ka sjellë si të gjallë gjithë atë zezonë. - Ç’të bënim përpara zezonës që po na avitej?
✱Sin.: e keqe, fatkeqësi, gjëmë, mjerim, rrënim, shkatërrim, shkretim, bolbë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë