Fjalori
ZEZAK

ZEZÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i racëszezë, negër, arap. Zezakët e Afrikës. Lufta (kryengritja) e zezakëve. Të drejtat e zezakëve. Rezistenca e zezakëve. Shtet me zezakë.


Rezultate të ngjashme

ZEZÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë e racës së zezë, arapeshë. Zezaket e Afrikës. Gjendja e zezakeve. Shoqatat e zezakeve. U fuste tmerrin zezakeve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEZAKËRÍ,~A f., përmb., përb. Tërësi e zezakëve; mënyrë jetese e zezakëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEZÁJKË mb., keq. 1. E plogët, e squllët, e ngathët, fare e pazonja, që nuk i bën hije as vetes. Grua zezajkë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEZÁN,~E mb. 1. Fatkeq, qyqar, që nuk është i zoti për asgjë, që s’është as për vete. Djalë zezan. Vajzë zezane. Pandehma zezane.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Ik,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i lig, zemërzi, ai që u bën të zeza të tjerëve. Me të zezat e tyre këta zezanë rrobat e zisë i kthyen në modë. Duhen damkosur zezanët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEZÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua e veshur në të zeza në shenjë zie. - Ruaju, moj grua, moj zezanë! (folk.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.