Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZESHKÁN,~E mb. 1. Që është në ngjyrë të grurit a të bronzit, që e ka ngjyrën e lëkurës si në të zezë, i zeshkët, zijosh. Me fytyrë zeshkane. Lëkurë zeshkane. Vajzë (grua) zeshkane. Foshnja zeshkane. Janë zeshkanë dhe të shkurtër. U printe një ballabane zeshkane. Djali na qenka zeshkan, / Vajzën në krahë na e mban. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Një zeshkan i fuqishëm. Zeshkane e bukur. Mori një zeshkan (një zeshkane). I bëra shenjë zeshkanes që të afrohej. I pëlqejnë zeshkanet. E shoqëronte zeshkania Vito. Oj lulije, o moj zeshkane, / Shka po rrin kaq azgane! (folk.).
✱Sin.: i zeshkët, ezmer, murgash, murrak, i mushkëllyer, i muzgët, i zebër, zijosh, korrozi, sorrush, korropesh.
ZESHKÁL,~I f. sh. ~E, ~ET Faqja e pjerrët e një shkëmbi me thepa e me çetina të rralla. E gjetën në atë zeshkal.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZESHKAMÁN,~E mb. 1. I zeshkët.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZESHKARÁN,~E mb. 1. Zeshkan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë