Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZESHKÁL,~I f. sh. ~E, ~ET Faqja e pjerrët e një shkëmbi me thepa e me çetina të rralla. E gjetën në atë zeshkal.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZESHKÁN,~E mb. 1. Që është në ngjyrë të grurit a të bronzit, që e ka ngjyrën e lëkurës si në të zezë, i zeshkët, zijosh. Me fytyrë zeshkane. Lëkurë zeshkane. Vajzë (grua) zeshkane.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZÉSHK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i zeshkët; nxihem, murrëtehem. U zeshk mirë. U zeshka në diell. U zeshkën fiqtë. Sa vjen e zeshket.2. pës. e ZESHK. ✱Sin.: murrëtehem, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZESHKÍM,~I m. Gjendja kur zeshkoj diçka a kur zeshkem.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÉSHKJ/E,~A f. 1. Zeshkim. Zeshkja të bën mirë për shëndetin. Ka marrë nje zeshkje të lezetshme.2. Ngjyra e zeshkët.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZESHK/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kal., vet. v. III Zeshk.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÉSHKUR (i, e) mb. I zeshkët, i zeshkuar. Fik i zeshkur. Burrë i zeshkur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÉSHKË mb. 1. Zeshkan. Lum kush e merr gruan zeshkë, / Të këndojë pjeshkë më pjeshkë. (folk.).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÉSHKËL (i, e) mb. Zeshkan. Vinte ca si e zeshkël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÉSHTË (i, e) mb. I zeshkët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë