Fjalori
ZERO

ZÉRO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Mungesë e plotë e sasisëdiçkaje a e një vlerecaktuar; mat. mungesa e njësiverenditvargun e numrave (për njëshet, dhjetëshet, qindëshet etj.); shenja e rrumbullakët (0) që e shpreh këtë mungesë. Dy me zero. Me shpejtësi zero. Trysnia (presioni) ra në zero. Fusha magnetike bëhet zero. Shifra zero. Në orën dymbëdhjetë zero-zero (12°°). Numri njëzet e dy zero dy (22-02). U rrit zero pikë shtatë për qind (0,7%). Përfundimi i zbritjes është zero. Shënoj zero e dy në mend (në dorë) (gjatë veprimitmbledhjes a të shumëzimit). Tetë heqim tetë mbeten zero (8 - 8 = 0). I shtoi një zero.
2. Pika bazë e shkallësmatjestemperaturës, të nivelit etj., mungesa e vlerës ku fillon një shkallëzim. Mbi (nën) zero; në zero grade. Në kuotën zero. Meridiani zero. Gjyzlykë zero. Vijëza e zeros. Miell zero miell shumë i mirë, i cilësisëlartë. Zero absolute (fiz.) temperaturë teorike e karakterizuar nga mungesa e plotë e nxehtësisë dhe e barabartë me -273.100 C ose -459.670 F, në të cilën vëllimi i një gazi do të ishte i barabartë me zero. E merr për miell zero, del hime për derra. (fj. u.).
3. fig. Dikush a diçka pa asnjë vlerë; hiçi, asgjëja. Përfundimi ishte zero. Ai është zero nuk di asgjë. Ndihma e tij ka qenë zero. Çdo gjë duhej filluar nga zeroja. E ndërtuam ekonominë nga zeroja. U përpoqënngrinin nga zeroja një sistem të ri.
E shumëzoj (e barazoj) me zero (dikë a diçka) shpërf. nuk e përfill fare, e quajpavlerë, pa peshë e pa kurrfarë rëndësie. Zero me bisht (me xhufkë) shpërf. njeri që nuk di gjë fare; ai që është fare i pazoti për të bërë një punë; njeri pa asnjë vlerë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZEROJ
ZEROJ

ZER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj zero; e fshij, e anuloj ose e rikthej diçkagjendjen fillestare. E zeroi bilancin. Zeroj taksën e rrugës. I zeroi shifrat. E zerojmë rritjen e inflacionit. Duke i zeruargjitha burimet e jashtme.

ZËROJ

ZËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. Filloj nga e para, nis nga zeroja. Zëroi luftën. Zëroi punën.

ZËROJ

ZËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek. Pajis një material pamor (si film, video etj.) me zë, duke përfshirë dialogë, muzikë ose efekte zanore; regjistroj ose transmetoj zërin përmes pajisjeve zanore. Ai zëroi programin e ri në kompjuter.
2. fig. I jap zë, e bëjdëgjohet, e shpall diçkaështë e fshehur, e heshtur a e padëgjuar Zëroidrejtat. Poeti zëroi vuajtjen e popullit të tij në vargje. Atë mendimkishtekokë, më në fund e zëroi. Ai zëroi kur e pyetën për ngjarjen.
Sin.: flas, shpreh, komunikoj


Rezultate të ngjashme

►ZER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Kthehet në zero, kthehet në gjendjen fillestare. Pikët e lojës u zeruan. Zerohet edhe taksa vendore. 2. fig., keq. Humbet a zhd…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj zero; e fshij, e anuloj ose e rikthej diçka në gjendjen fillestare. E zeroi bilancin. Zeroj taksën e rrugës. I zeroi shifrat. E zerojmë rritjen e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.