Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZENGJÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Pasanik; kund. i varfër. Zengjin i madh. Zengjini e fukarai. Zengjinët e rinj. Djalë zengjini. Ca rrojnë si zengjinë. Punonte argat te një zengjin. Derisa t’i teket zegjinit, fukarait i ka dalë shpirti. (fj. u.). Nga zengjini i ri mos u huaj kurrë. (fj. u.). Është fukara përjashta e zengjin përbrenda. (fj. u.). Vdekja nuk këqyr a është fukara a zengjin, po mbarë i përfshin. (fj. u.). Behari është për fukaranë, dimri është për zengjinë. (fj. u.).
ZENGJÍN/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Pasanike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë