Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZEMBERÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrip metali i hollë e i përkulshëm, zakonisht i mbledhur si rreth, i cili vë në lëvizje orën ose një mekanizëm tjetër me anë të forcës që ka kur mblidhet rreth boshtit të vet dhe që e lëshon kur çlirohet. Zembereku i orës (i gramafonit). Boshti i zemberekut. Lodër (kukull, gramafon) me zemberek. Me zemberek të prishur. U këput (u shkurdis) zembereku. I ndërroi zemberekun.
2. bised. Çarku i pushkës; këmbëza e pushkës. Me gishtin në zemberek. Shkrehja e zemberekut. Shkrep (heq) zemberekun e pushkës.
3. fig., bised. Ajo që vë në lëvizje diçka, ajo që e nxit të ecë përpara, forca lëvizëse e diçkaje. Zembereku i punës (i prodhimit). Zembereku i kohës. Zembereku i diasporës. Do të arrinte të gjente zemberekun e qytetit të tij. I venë punët zemberek (dikujt) e ka çdo gjë në rregull, i ka punët në vijë. Të këput zemberekun (dikush) (iron.) të mallëngjen.
4. krahin. Rezja e derës a e dritares. I vuri zemberekun. E mbylli me zemberek.
✱Sin.: çark, këmbëz, reze.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë