Fjalori
ZEMËROHEM

ZEMËRÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1.hipën inati, nxehem, inatosem, më ngrihen nervat. Zemërohet shpejt (për hiçgjë). Tani nuk zemërohem më. Kur zemërohet ai nuk di se ç'bën. Nuk zemërohet kurrë, s’e prish terezinë.
2.prishet qejfi nga dikush dhe i prish marrëdhëniet e mirakisha me të e nuk flas më. Janë zemëruar e s'flasin. Por unë prapë nuk të zemërohem. - A ia vlenzemërohemi e të mbajmë inat? Mos iu zemëro për aq sa nuk është. (fj. u.). Atij që ta thotë “brramp”, mos iu zemëro. (fj. u.).
Sin.: inatosem, nevrikosem, prekem, mështekohem, tërhuzem, keqem, keqësohem, prishem, dufohem, rrëfketohem, përprishem, hidhërohem.


Rezultate të ngjashme

ZEMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që t’i hipë inati, e nxeh, e inatos, i ngre nervat. E zemëroj shumë (keq, edhe më tepër). E zemëroi vëllanë (motrën). E zemëroi popullin. Gj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRÓK,~E mb. Zemëror.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRÓR,~E mb. 1. Që është shumë trim, guximtar i madh, me zemër. Djalë zemëror.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.