Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZEMËRMADHËSÍ,~A f. Të qenët zemërmadh, i mirë e i dashur; zemërgjerësi, shpirtmadhësi; kund. zemërvogëlsi, shpirtvogëlsi. E trajtoi (e priti) me zemërmadhësi. Gëzohem nga zemërmadhësia jote. Përfitoi nga zemërmadhësia e tij. Një krijim që i kushtohet zemërmadhësisë. U dilte shpejt inati nga zemërmadhësia e tyre e kulluar. - Të gjitha sa më ke treguar dëshmojnë qartë për fisnikërinë e saj e të njerëzve të saj. Zemërmadhësia dhe trimëria janë motra. (fj. u.).
✱Sin.: zemërgjerësi, shpirtmadhësi, fisnikëri.
ZEMËRMÁDH,~E mb. 1. Që ka ndjenja të pastra e të thella; që është i mirë e i dashur me të tjerët; zemërgjerë, shpirtmadh; kund. zemërvogël. Popull ynë zemërmadh. Prijës (udhëheqës)…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRMÍRË mb. 1. Që ua do të mirën e u bën mirë të tjerëve, që ka zemër të mirë, shpirtmirë; kund. zemërkeq, zemërlig. Djalë zemërmirë. Është shumë zemërmirë. Njerëz zemërmirë. Vas…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRMIRËSÍ,~A f. Të qenët zemërmirë, vetia e njeriut që është zemërmirë, shpirtmirësi; kund. zemërligësi, shpirtligësi. Shenjë zemërmirësie. Me shumë zemërmirësi. Ia shpërbleu zem…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë