Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZEMËRÍM,~I m. 1. Ndjenja që e pushton njeriun kur e zemëron dikush a diçka, inat që na hipën kundër dikujt a diçkaje të papëlqyeshme për ne. Me zemërim të madh. Lot zemërimi. Në zemërim e sipër. Zbrazi (mposhti) zemërimin. Bërtiti me zemërim. I iku zemërimi. Mezi e mbante zemërimin. - Mos vallë zemërimi të shtyn të thuash gjëra të paqena? Zemërimi të verbon. (fj. u.). Zemërimi e plak njeriun. (fj. u.). Dashuri pa zemërime nuk ka. (fj. u.).
2. Pakënaqësi e drejtë që lind e shpërthen me vrull si kundërshtim dhe që nxitet nga veprimet e padrejta ose jonjerëzore të dikujt. Zemërim i ligjshëm. Vala (flaka) e zemërimit popullor. - Ç'është ky zemërim që të ka pushtuar e të shëmton?
✱Sin.: inat, inatosje, nevrikosje, nxehje, egërsim, tërbim, pezëm, ndezje, duf, mllef, hundim.
ZEMËRÍ,~A f. Të ftohtët e madh në mes të dimrit, pjesa më e ashpër e dimrit, palca e dimrit; mot kur fle ujku me delen.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë