Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZEMËRBUJARÍ,~A f. Të qenët zemërbujar, vetia e njeriut zemërbujar; fisnikëri, bujari. Përfitoi nga zemërbujaria e tij. E kishin në gjak zemërbujarinë.
ZEMËRBÁRDHË mb., fig. 1. Që është dorëdhënë e zemërgjerë, dorëhapët, bujar; që u bën gjithnjë mirë të tjerëve; kund. zemërzi. Njeri i urtë e zemërbardhë. Është zemërbardhë. Burrë g…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBARDHËSÍ,~A f. Të qenët zemërbardhë, vetia e njeriut zemërbardhë; bujari, shpirtbardhësi. Zemërbardhësia e malësorëve. Tërë qenia e saj rrezatonte zemërbardhësi. Të pret me ze…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBARDHËSÍSHT ndajf., libr. Me zemër të bardhë; me bujari, me gjithë zemër. Dorëshkrimin ia dhuroi zemërbardhësisht bibliotekës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBÍSHË mb. Shumë i egër, mizor. Ishte syfortë e zemërbishë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBLÓZË mb. Zemërkatran; zemërzi; kund. zemërbardhë. Atyre u thonë zemërblozë, - tha Kostandini, zemërpisë, zemërkatran. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBÓRË mb. 1. Zemërpastër, zemërbardhë; kund. zemërkatran. Malësorë zemërborë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBRENGÓSUR mb. 1. Që e ka zemrën të brengosur, i hidhëruar, shpirtbrengosur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBUJÁR,~E mb. 1. Që është bujar nga zemra; shpirtbujar, zemërgjerë, zemërbardhë, fisnik. Popull besnuk e zemërbujar. Rini zemërbujare. Djalosh aq zemërbujar nuk kisha parë. Ka …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBÚTË mb. 1. Që e ka zemrën të butë e preket shpejt; që i vjen keq për të tjerët dhe ua fal fajet e gabimet, që i mëshiron të tjerët; i ndjeshëm, zemërdhembshur. Baba zemërbutë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEMËRBUTËSÍ,~A f. Të qenët zemërbutë, vetia e njeriut zemërbutë; dhembshuri, mëshirë. Zemërbutësia e nënës. Sillet me zemërbutësi. Gjeti zemërbutësi në sytë e këtij njeriu. Sa e ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë