Fjalori
ZEMËR

ZÉM/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. anat. Organi qendror i sistemitqarkullimitgjakut te njeriu dhe te kafshët, në trajtën e një koni muskulor me majë poshtë, që gjendetanën e majtëzgavrëskraharorit në mes të mushkërive; pjesa e majtë e kraharorit, nën të cilën gjendet ky organ; ky organ i disa kafshëvepërdoret si ushqim. Zemër e shëndoshë (e sëmurë). Zemër artificiale. Zemra e njeriut (e lopës, e kalit). Muskujt e zemrës. Barkushet e zemrës. Rrahjet e zemrës. Sëmundjet e zemrës. Operacionzemër. Bar për zemër. Zemra viçi (qengji) të skuqura. I rrihte zemra shpejt. Iu zmadhua zemra. Vuan nga zemra. S'i punon (i pushoi) zemra. E mori plumbizemër. I ka zënë zemra dhjamë. E mbante (e vuri) dorënzemër. E shtrëngoizemër. Buza qesh e syri qan, zemra bën durim e mban. (fj. u.).
2. Send i vogëltrajtën e një koni me majë poshtë, që i ngjan këtij organiqarkullimitgjakut. Varëse grash me zemër. Qëndisje me zemra. Gdhendi një zemër.
3. fig. Vatra simbolike e ndjenjavendryshme (e dhembshurisë, e mirësisë, e dashurisë, e gëzimit, e hidhërimit etj.) ose e dëshirave më të thella, e gjendjes shpirtërore etj.; tërësia e ndjenjavenjeriut, ndjenjat vetjake më të fshehta; bota shpirtërore, jeta e brendshme e njeriut, e parë si tërësi e vetive dhe e tiparevekarakterit të tij; njeriu si bartës i këtyre ndjenjave, vetive e tipareve, shpirt, zhan. Zemër nëne. Zemër rinore. Zemër e thjeshtë (e dashur). Zemër e madhe njeri i dashur, bujar e zemërgjerë. Zemër e njomë (e brishtë). - Zemra ime! (thirrje dashurie). Zemër trimi. Bir (njeri) i zemrës. Mik (shok) zemre. Thirrja e zemrës. Lidhje zemrash. Plagët e zemrës. Me mendje e me zemër. Ngushëllime nga zemra. I gëzon zemra. E falënderoi (e uroi, e përshëndeti) nga zemra. Na del urimi nga zemra. Duhen me zemër. E priti me zemër. E mori me zemër (punën). Punon pa zemër. E dëgjoi (i vajti pas) pa zemër. Gëzoi (pushtoi, helmoi) zemrat. Kam gëzimzemër. E kamzemër. Më shkon për zemër. I vjen (i shkon) pas zemrës. Më vete sipas zemrës. Më shkon (më vete) në zemër. S'e ndan nga zemra. Më vlonzemër. Bën ç'i thotë zemra. Dëgjon zemrën e vet. Lidhën zemrat. I ka dhënë zemrën. I fitoi (i rrëmbeu) zemrën. Ia njoh zemrën. Është njeri me zemër (pa zemër). Bën zemrën e botës u bën qejfintjerëve. S'ma do (s'ma heq) zemra. Nuk ia di (nuk ia njoh) zemrën. Zemra ia donte që të vinte. U nis me gjysmë zemre. S'kam zemërqesh. E ka zemrën zjarr (flake, barut). Ka zemërmirë (të butë, të gjerë, të artë, të keqe, të ngushtë, të ligë). Ka zemërfortë duron shumë. S'ka zemër s'ka dhembshuri; është i pashpirt, është i pamëshirshëm; b) nuk i duron dot pamjet e rënda a tregimet për ngjarjehidhura, tronditet e mallëngjehet shpejt, është shumë i ndjeshëm. Ka zemër luani është trim. Ka zemër pule (lepuri) është frikacak. S'ka zemërkeqe. Do të mbetetzemrat tona. E mbanfshehtë (e ka mbyllur) në zemër. I vlonte (i ziente) në zemër dashuria (urrejtja). Ia mbushi zemrën me gëzim (me hare, me krenari, me hidhërim, me urrejtje). E ndien zemrën më të lehtë. Ndiej një zbrazëtizemër. Me zemërmirë! (ur.) me gëzim, gëzuar. Atje ku jep fjalën, vër zemrën. (fj. u.). Kur fjala del nga zemra, godetzemër. (fj. u.). E thotë goja, po s'e thotë zemra. (fj. u.). Ç'ka zemra, e tregon fytyra. (fj. u.). Larg sysh, larg zemrës. (fj. u.). Bukë e kripë e zemër. (fj. u.). Burri matet me zemër. (fj. u.). Zemra ndien zemrën. (fj. u.). Shtëpia e vogël, zemra e gjerë. (fj. u.). Buza mjaltë e zemra vrer. (fj. u.). Çfarë thotë gjuha, del prej zemre. (fj. u.). Kur fjala del nga zemra, godetzemër. (fj. u.). Zemër e kulluar, zemër e gëzuar. (fj. u.).
4. fig. Guxim. Njeri (burrë) me zemër. Mori zemër. Bëri zemër. I dha zemër. I ra zemra. S'ka zemër. Humb zemrën u frikacak, s'ka më guxim. iku zemra. E la (e lëshoi) zemra. Lufta kërkon zemër. Ka nevojë për zemër. - Zemër, djema! Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. (fj. u.). Kur ke zemër, ke dhe krahë. (fj. u.). Kali që ka zemër s’vë mish kurrë. (fj. u.).
5. Pjesa e brendshme e pemëve, ku janë vendosur farat; pjesa e brendshme e diçkaje, bërthama, qendra; ajombush zbrazëtinë në mesin e diçkaje. Me zemërkalbur. Zemra e shalqirit (e pjeprit, e mollës, e ftoit, e domates). Zemër gjembaçi (pishe). Zemra e drurit. Me zemër çeliku (gize, dërrase). Zemra e gomës. Zemra e Tokës. Trashësia e zemrës. Kalbëzimi i zemrës. Bar me zemër. Derë me zemër. Derdhje me anë të zemrave (tek.). Qëroj (heq) zemrat. Ia ka ngrënë zemrën krimbi. Shpuan zemrën e malit. Palca e drurit rrethohet nga zemra. Ia ngul gozhdën gjer në zenër. Fiku i zi e ka zemrënkuqe. (fj. u.).
6. Pjesa qendrore e diçkaje; pika a pjesagjendet pak a shumë në mes të një vendi, mesi. zemërmaleve (të bjeshkëve, të fushës, të qytetit, të fshatit). Në zemër të Shqipërisë. Në zemër të Europës. Në zemërzjarrit. Arritëmzemërmalësisë. U futënzemrën e turmës.
7. Mesi (për kohën). zemërditës (të natës). Në zemërdimrit. Në zemërjavës.
8. fig. Forca qendrore lëvizëse e diçkaje, ajofrymëzon, që organizon dheudhëheq dikë a diçka; pjesa më e rëndësishme a më kryesore, ajopërbën thelbin e diçkaje; shpirti, loçkë. Zemra e uzinës. Zemra e industrisërëndë. Zemra e lëvizjes demokratike. Ajo ishte zemra e çetës. Ai gruprinjsh përbënin zemrën e lëvizjes sonë. Asgjë nuk ka dritë e tinguj sa zemra e bardhë e nënës. Më mirë kuqfaqe se zi në zemër. (fj. u.).
9. krahin. Lukthi; zgavra e barkut, barku. Gropa e zemrës. E preu zemra. Hëngri sa për të zënë zemrën. E zëntë zemra e keqe! (mallk.).
Sin.: ajëz, ajth, palcë, bukë, myjë, bërthamë, thelb, loçkë, shpirt, xhan, bark, pikë, kulm, mes, guxim, durim, kraharor, lugth.
Me *afshin e zemrës. Me *ankthzemër. Me *ashkun e zemrës. I anon zemra (nga dikush) e do dikëshumë se të tjerët, priret nga ai, i pëlqenshumë se të tjerët. M’u *plagë (lungë) në zemër (në shpirt). U bëra për *ujë në zemër. M’u zemra *akull. Më bëhet zemra *behar. M’u zemra *borë. M’u zemra (gjaku) *bozë. M’u zemra *bukë. M’u zemra *bunar. M’u zemra *copë. M’u zemra *eshkë. M’u zemra *gropë. M’u zemra (shpirti) *helm. M’u zemra *hon. M’u zemra *kala. M’u zemra *mal. M’u zemra *plagë. M’u zemra *pus. M’u zemra *shpellë. Më bëhet zemra *shtupë. M’u zemra *thëngjill. M’u zemra *ujë. M’u zemra (shpirti) *vrer. M’u zemra *zhur. Bëj zemër e mbaj veten, i jap guxim vetes; e trimëroj veten; marr guximin për të bërë diçka. S’më bën zemra (për diçka) nuk duabëj diçkakeqe a të shoh një gjë të rëndë, më prek shumë e s’mundem a s’kam dëshirë për diçka; prekem shpejt, ligshtohem lehtë, jam zemërdobët; s’më bën dora. Ma bëri zemrën *akull (dikush a diçka). Bën zemrën e botës (dikush) u bën qejfintjerëve, punon për të tjerët a sillet ashtu si duan ata, kënaqtjerët. Ma bëri zemrën (shpirtin) *copë (dikush). E bëj zemrën *gur. Nuk i bën zemra *lak (dikujt). Ma bëri zemrën *mal (bjeshkë) (dikush). Ma bëri zemrën *plagë (dikush a diçka). Ma bëri zemrën *shtupë (dikush a diçka). E bëj zemrën *top. Ma bëri zemrën *thëngjill (dikush a diçka). bëri për *ujë në zemër (dikush a diçka). Ma bëri zemën *ujë (dikush). Ma bëri zemrën *zhur (dikush a diçka). Më ra (më mbeti) *thikëzemër (diçka). Më ra zemra në *bark. Ma bie (ma sjell) zemrën në *vend (dikush). bren (më ha) zemra (te dikush a te diçka) dyshoj për dikë a për diçka, më ha dyshimi, më duket se ai e ka bërë diçkakeqe; heq zemra; më qan zemra.bren zemrën (diçka) më shqetëson vazhdimisht, nuk më lë të qetë një dyshim a një çështjekërkon zgjidhje; më mundon, më gërryen, më bënvuaj shumë; gërryen zemrën (shpirtin). M’u copëtua zemra (shpirti) (për dikë a për diçka) u pikëllova shumë, ndjeva një dhembjemadhe, u preka thellë; m’u ça (m’u çor) zemra; m’u zemra (shpirti) copë; m’u nda zemra dysh. Ma copëtoi zemrën (shpirtin) (dikush) më mallëngjeu shumë e më preku thellë sa vuaj shpirtërisht, kam dhembjemadhe shpirtërore për të; ma bëri zemrën (shpirtin) copë; ma çau (ma çori) zemrën; ma ndau zemrën dysh. M’u ça zemra (për dikë) u pikëllova shumë për dikë, u dëshpërova shumë; vuaj për të; m’u copëtua zemra (shpirti); m’u nda zemra dysh; m’u zemra (shpirti) copë; m’u këput shpirti. Ma çau zemrën (dikush) shih ma copëtoi zemrën (shpirtin) (dikush). çon zemra *avull (për diçka).doli nga *zemra (dikush a diçka) nuk e dua më, sepse nuk është aq i mirë sa mendoja, nuk më pëlqen më, m’u ftoh; më iku dashuriakisha për të; doli nga qejfi; m’u ujk; kund. më ka hyrëzemër (në shpirt). M’u dogj (m’u përvëlua) zemra (shpirti) (për dikë a për diçka). 1. Më ka marrë malli shumë për dikë; dua me gjithë shpirt që ta kem diçka, vuaj thellë për dikë a për diçka; m’u dogj xhani vjet.; m’u dogj buza; m’u dogj kraharori. 2. Jam shumë i vrarë shpirtërisht, jam shumë i dëshpëruar nga një fatkeqësi, jam i dërrmuar shpirtërisht; m’u zemra zhur; më çon zemra avull; më mori flakë shpirti; m’u dogj kraharori. Ma dogji (ma përvëloi) zemrën (shpirtin) (dikush a diçka). 1. Më ka marrë shumë malli për dikëështë larg dhe vuaj shpitërisht shumë për të, më ka mallëngjyer; kam mallmadh për diçka, më ka bërëvuaj thellë; ma bëri zemrën (shpirtin) zhur; ma dogji xhanin vjet. 2. Më ka vrarë shpirtërisht, më ka dëshpëruar shumë. digjet zemra *flakë (për diçka). digjet zemra *prush (për dikë). është dobësuar zemra jam bërë më i butë e më i ndjeshëm; prekem shpejt e nuk duroj dot dhembjet shpirtërore, mallin për dikë etj. Me *dorëzemër. M’u drodhën *telat e zemrës. dridhet (më përpëlitet) zemra (shpirti) (për dikë a për diçka). 1. Shqetësohem shumë, tronditem; trembem shumë për dikë a për diçka, më hyn frika; kam frikë se mos pësojë gjë a se mos mbetem pa të; ngjethet zemra. 2. Prekem thellëshpirt, mallëngjehem pa masë; tronditem shpirtërisht; ndiej mallmadh, përmallohem; ngjethet zemra; më drithëron (më përpëlitet) zemra. Ma do zemra (shpirti) (diçka) e dëshiroj shumë, dua me shpirt që ta kem, më pëlqen shumë; është sipas dëshirës sime, më tërheq; heq zemra (shpirti) (për diçka); qan zemra (shpirti) (për dikë a për diçka). Ç’të të dojë zemra (e bardha zemër) çfarëkesh dëshirë, pa asnjë kufizim, çfarëdo që të pëlqen. dhemb (më ther) zemra (shpirti, në zemër, në shpirt) (për dikë a për diçka) vuaj thellë, më vjen shumë keq për dikë a për diçka; mallëngjehem, jam shumë i pikëlluar; e kam zemrën (shpirtin) të vrarë; m’u ngushtua zemra; më sëmbonzemër (në shpirt); më therkraharor; më ra zemrabark.fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) zemrën (dikush) më bëri krejtësisht për vete me lajka e me mënyratjera tërheqëse, më bëri që ta dua shumë e t’i besoj pa asnjë lëkundje, më magjepsi; mori zemrën; më bëri për vete. Më ka fjeturzemër (në shpirt) (dikush) më ka pëlqyer shumë, e dua dhe e nderoj; më jep qetësi e kënaqësi shpirtërore; ka hyrëzemër (në shpirt); e kam në (për) zemër (në shpirt) (dikë); është ngulur (më është ngulitur) në zemër (në shpirt). flakëron zemra. 1. Jam shumë i gëzuar, s’përmbahem nga gëzimi; këndon zemra (shpirti); më qesh zemra (shpirti); më gufon zemra; më hidhet (më brof) zemra (përpjetë). 2. (për diçka). Kam shumë dëshirë për të bërë diçka, jam i gatshëm dhe mezi pres t’ia hyj diçkaje; vlonzemër (shpirt) (diçka). M’u fry (m’u enjt) zemra u hidhërova shumë, u dëshpërova mjaft; u mërzita e u shqetësova shumë; plasi zemra.fryu (më enjti) zemrën (dikush a diçka) më mërziti shumë; më shkaktoi dhembjemadhe shpirtërore, më hidhëroi mjaft, më dëshpëroi thellë. ftohet zemra (shpirti). 1. Më mpaket guximi, tutem; lëshon zemra. 2. Nuk ndihem i qetë e i sigurt për diçka; nuk kamdëshirën e zjarrtë, nuk më jepet më për diçka; nuk kamdashurinë e miqësinë e mëparshme për dikë; kund. m’u ngroh zemra. Nga *fundi i zemrës (i shpirtit). E futzemër (në shpirt) (dikë a diçka) nis ta dua me shpirt, më pëlqen e përpiqem që të mos e harroj kurrë; e ruaj me dashurizemër; kund. e nxjerr nga zemra. *Gazi i zemrës. Më gërvishtzemër (për dikë a për diçka) më shkakton një shqetësim a një dhembje shpirtërore; më prek thellë; prekzemër (në shpirt); më këput shpirtin.gërryen zemrën (shpirtin) (diçka). 1. Më mundon shumë shpirtërisht, më pikëllon, më shqetëson shumë; bren zemrën. 2. Më bren dyshimi e s’kam durim sa ta marr vesh diçka; bren zemrën; më ha mendja (për dikë a për diçka). goditizemër (dikush a diçka) më preku aty ku nuk duroj dot; më preku thellë; prekuzemër (në shpirt); më prekuplagë. grabiti (më fitoi, më rrëmbeu) *zemrën (dikush). gufon zemra (shpirti) jam shumë i gëzuar, s’e përmbaj dot gëziminkam; hidhet (më brof) zemra (përpjetë); më flakëron zemra (shpirti); më këndon zemra (shpirti); më qesh zemra (shpirti). Me *gjakzemrës. Ma gjeti zemrën (dikush a diçka) më kënaqi shumë, është ashtu si e dua unë, më plotësoi pikërisht dëshirën time, më dha atë kënaqësiprisja; ma gjeti midenë; m’i gjeti (m’i preku) telat; më erdhi pas qejfit. Me gjithë zemër (me gjithë shpirt). 1. Shumë, pa kufi; me afshin e zemrës; me ashkun e zemrës; me gjakzemrës; me mish e me shpirt; me trup e me zemër. 2. Me kënaqësi e me dëshirëmadhe dhe pa asnjë lëkundje (kur bëjmë një urim a një premtim, kur dhurojmë a pranojmë diçka, kur ia hyjmë një pune etj.); me trup e me zemër; me plot zemrën; me zemërmirë; me gjithë qejf. Me *gjysmë zemre. Më ha një *limëzemër. Ia hëngri zemrën (*shpirtin) (dikujt). Më ha zemra (te dikush a te diçka) dyshoj, kam dyshim për dikë a për diçka; gërryen zemrën (shpirtin) (dikush a diçka); më ha mendja (për dikë a për diçka). S’ma ha zemra s’më besohet, s’dua ta besoj se është ashtu a se ka ndodhur diçka, nuk kam ndjesinë për të. Ma hëngri zemrën (dikush) më bëri për vete; më bindi me të mirë e me të butë për diçka; më tërhoqi shumë dhe e dua; fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) zemrën; më mori zemrën; ma hëngri kokën; më bëri për vete. Ka ngrënë zemër lepuri (pule) (dikush) tall. shih ka zemër pule (lepuri) (dikush). I hap zemrën (dikujt) i tregoj hallet a shqetësimet e mia me çiltërsi e me mirëbesim, i zbuloj ndjenjat e miamënyrëçiltër, i them se ç’mendoj e ç’ndiej; i zbraz zemrën; i hap barkun; i qaj hallin. M’u hap zemra. 1. U tremba shumë; u trondita thellë e po vuaj keq; m’u hap (më iku) barku. 2. (për dikë) shih m’u ça zemra (për dikë). helmoi zemrën (shpirtin) (dikush a diçka) më hidhëroi shumë, më pikëlloi; më dëshpëroi pa masë; bëri vrer; më hapi barkun. heq zemra (për diçka). 1. Kam dëshirë për diçka; e dëshiroj a e dua shumë; ma do zemra (shpirti) (diçka);qan zemra (shpirti) (për diçka); qan zemra (shpiri) (për diçka). 2. E ndiej sikur do të ndodhë a do të kem diçka. 3. (te dikush). Dyshoj te dikush, më bren dyshimi për të; bren (më ha) zemra; më qan zemra (shpirti). Heqzemër (me shpirt) (për dikë a për diçka) e ndiej diçka thellë; vuaj shumë për dikë a për diçka, ndiej dhembjemadhe; shfryj me të gjitha forcat; vuaj për diçka dhe psherëtij me shpirt. E hoqi *cipën e zemrës (dikush). hidhet zemra përpjetë jam shumë i gëzuar, më rreh zemra me forcë nga një ndjenjë; kam shumë emocione; këndon zemra (shpirti); më qesh zemra (shpirti); më gufon zemra (shpirti). E humbi zemrën (dikush) u frikacak, s’ka më guxim, trembet për hiçgjë, e la trimëria; humbi besimin. Më ka hyrëzemër (në shpirt) (dikush a diçka) kam filluar ta dua shumë, është bërë i dëshiruar për mua; më pëlqen shumë; më ka fjeturzemër (në shpirt); e kam në (për) zemër (në shpirt) (dikë a diçka); m’u ngjitzemër (në shpirt) (dikush);është ngulur (më është ngulitur) në zemër; më ka hyrëqejf; kund. doli nga zemra. iku zemra (shpirti). 1. U ligështova a u trondita shumë nga një punë e rëndë, nga një ngjarje e hidhur, nga diçka e pështirë etj., nuk e duroj dot; kund. erdhi zemra (shpirti) në vend. 2. U tremba shumë, humba guximin; më la trimëria; ngriu zemra; më ngriu gjaku; kund. erdhi zemra (shpirti) në vend. Jam me zemër (me shpirt) *të vrarë. I jap zemër (dikujt) i flas a e ndihmoj dikëfitojë besimvetvete, e mbush me besim dhe e bind se ia del një pune a diçkaje tjetër; e nxit e i jap guxim për t’ia hyrë diçkaje a për ta vazhduar diçka; e bëj ta ndiejë veten më të sigurt; e trimëroj; i ndez zjarrzemër (në shpirt); i ndez gjakun; ia ngre (ia çoj) zemrën peshë; i jap krahë; e bëj me krahë (dikë); i jap frymë. I jap (i fal) zemrën (dikujt) e dua shumë dikë dhe i besoj pa asnjë lëkundje, lidhem fort shpirtërisht me dikë; dashurohem pas dikujt dhe i jap besën; jepem plotësisht pas tij a pas saj, bëhem tërësisht me të e nuk kursej asgjë për të. E kam *ballgamzemër (diçka). E kam *brengëzemër (në shpirt) (diçka). E kam *dregëzzemër (diçka). E kam *gozhdëzemër (në shpirt) (diçka). E kam *gur në zemër (në shpirt) (diçka). Kam një *lëmshzemër (në gjoks, në kraharor). E kam *merak (në zemër) (diçka). E kam *pengzemër (në shpirt) (diçka). E kam (më mbeti) *peronë (në zemër) (diçka). E kam *pikëzemër (në shpirt) (diçka). E kam *plagëzemër (diçka). E kam (më ra) *plumbzemër (në shpirt) (diçka). E kam *thikëzemër (diçka). E ka zemrën *ahur (dikush). E ka zemrën *akull (dikush). Ka zemërartë (dikush) është shumë i mirë, është zemërgjerë, i dashur dhe i drejtë; e ka zemrënartë; e ka zemrën flori. E ka zemrën *të artë (dikush). Ka zemër (*shpirt) të bardhë (dikush). E ka zemrën (shpirtin) *të bardhë (ka zemërbardhë) (dikush). E ka zemrën (shpirtin) *barut (dikush). E ka zemrën *blozë (dikush). Ka zemër (shpirt) të butë (dikush) është zemërbutë; e ka zemrën (shpirtin) të butë. E ka zemrën (shpirtin) *të butë (dikush). E ka zemrën *det (dikush). Ka zemër (shpirt) të dobët (dikush) nuk duron shumë, është zemërdobët; e ka zemrën (shpirtin) të dobët; nuk ka zemër; kund. ka zemër (shpirt) të fortë. E ka zemrën (shpirtin) *të dobët (dikush). E ka zemrën (shpirtin) *flori (dikush). Ka zemër (shpirt) të fortë (dikush) duron shumë, është zemërfortë; e ka zemrën (shpirtin) të fortë; e ka zemrën me kockë; kund. ka zemër (shpirt) të dobët. E ka zemrën (shpirtin) *të fortë (dikush). E kam zemrën (barkun) *të ftohtë2. E ka zemrën *gur (dikush). Ka zemër (shpirt) të gjerë (dikush) është zemërgjerë; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; kund. ka zemër (shpirt) të ngushtë. E ka zemrën (shpirtin) *të gjerë (dikush). E ka zemrën *hazine (dikush). E ka zemrën *hekur (dikush). Ka zemërkeqe (shpirtkeq) (dikush) është zemërlig; e ka zemrënkeqe (shpirtin te keq); kund. ka zemër (shpirt) të mirë. E ka zemrën *të keqe (shpirtinkeq) (dikush). E ka zemrën me *kockë (dikush). E ka zemrën *të kulluar (dikush). E kam zemrën (shpirtin) *të lehtë. E ka zemrën *limë (dikush). Ka zemër luani (dikush) është shumë trim, nuk trembet nga askush e nga asgjë, është zemërluan; kund. ka zemër pule (lepuri). E ka zemrën *të madhe (shpirtinmadh) (dikush). Ka zemër (shpirt) të mirë (dikush) është zemërmirë; e ka zemrën (shpirtin) të mirë; kund. ka zemërkeqe (shpirtkeq). E ka zemrën (shpirtin) *të mirë) (dikush). E kam zemrën (barkun) *të ngrohtë. Ka zemër (shpirt) të ngushtë (dikush) është zemërngushtë; e ka zemrën (shpirtin) të ngushtë; kund. ka zemër (shpirt) të gjerë. E ka zemrën (shpirtin) *të ngushtë (dikush). E ka zemrën *pasqyrë (dikush). E ka zemrën *të pastër (dikush). E kam zemrën *plagë. E kam zemrën (shpirtin) *pleh. E kam zemrën (shpirtin) *plot. E ka zemrën *prush (dikush). Ka zemër pule (lepuri) (dikush) është frikacak i madh, është zemërpulë, është zemërlepur; kund. ka zemër luani. E ka zemrën (shpirtin) *qelibar (dikush). E kam zemrën (shpirtin) *të qetë. E ka zemrën (shpirtin) *të qëruar (dikush). E ka zemrën (shpirtin) *sterrë (dikush). E ka zemrën *shpuzë (dikush). E ka zemrën (shpirtin) *të vogël (ka zemërvogël) (dikush). E kam zemrën (shpirtin) *të vrarë. Ka zemërzezë (shpirt të zi) (dikush) është zemërzi, është shpirtlig; e ka zemrënzezë (shpirtin të zi); kund. ka zemër (shpirt) të bardhë. E ka zemrën *zjarr (dikush). Nuk ka zemër (shpirt) (dikush). 1. Është i pamëshirshëm, nuk ndien e s’ka dhembshuri për dikë, është zemërgur e mizor. 2. Nuk i duron dot dikush pamjet e rënda a ngjarjet e hidhura, mallëngjehet e tronditet shpejt, është shumë i ndjeshëm e ligështohet lehtë; nuk duron dot t’i bëjë keq dikujt; ka zemër (shpirt) të dobët; e ka zemrën (shpirtin) të dobët. 3. S’ka guxim dikush, nuk guxon; nuk është aq trim, tutet. E kam në (për) zemër (dikë a diçka) e dua shumë, kam dobësi për të; e marr me qejf e me dëshirë; më pëlqen; më ka hyrëzemër (në shpirt) (dikush a diçka); më ka fjeturzemër (në shpirt) (dikush a diçka);është ngulur (më është ngulitur) në zemër (në shpirt) (dikush a diçka).kënaq zemrën (*shpirtin) (dikush a diçka). kënaqet zemra (*shpirti) (nga diçka). këndon zemra (shpirti) jam shumë i kënaqur e i gëzuar; jam i lumtur; qesh zemra (shpirti); më gufon zemra (shpirti); më hidhet (më brof) zemra (përpjetë); më bëhet zemra behar. këndoftë zemra! ur. qofsh i gëzuar e i lumtur! këput zemrën (*shpirtin) (dikush a diçka). M’u këput zemra (*shpirti) (për dikë). E kam kyçurzemër (në shpirt). 1. (dikë). E dua shumë e përgjithmonë, e ruaj me dashurishpirt; e ruajzemër (në shpirt); e mbajzemër (në shpirt); nuk e nxjerr nga zemra; ka mbeturzemrën time (dikush). 2. (diçka). E mbajfshehtë, e ruajkujtesën time si diçkashtrenjtë, nuk e shfaq, nuk ua tregojtjerëve; e mbajzemër (në shpirt). E lau zemrën (ndaj dikujt) e hoqi dyshiminkishte për dikë; u qetësua kur mësoi se ai nuk kishte faj. M’u lehtësua zemra (*shpirti). S’ia lë *pengzemër (dikujt). Ia la *plagëzemër (në shpirt) (dikujt). Ia lë zemrën në *dorë (dikujt). M’u lëmek zemra. 1. U tremba shumë, u trondita thellë nga një e keqe; shtanga, ngrivavend; m’u ligshtua (m’u lig) zemra. 2. U trishtova; e ndjeva vetendobët; lëshoi (më la) zemra; m’u ligshtua (m’u lig) zemra. (shpirti). M’u lëndua zemra (shpirti) vjen keq, u preka shumë nga diçka e vuaj shpirtërisht; m’u plagos zemra; u prekazemër (në shpirt); më prekuzemër (në shpirt) (diçka). lëndoizemër (në shpirt) (dikush). 1. Më preku thellë, më mallëngjeu; prekuzemër (në shpirt); më plagosi zemrën. 2. Më fyeu pa të drejtë dikush, më lëndoi; ma prishi zemrën. lëngon zemra (*shpirti). Më lëshoi (më la) zemra nuk e mbajta dot veten, më la guximi e më zuri frika, u tremba; s’kamforca për të përballuar diçka; humba besimin; m’u ligështua (m’u lig) zemra (shpirti); m’u mpak zemra; m’u lëmek zemra; m’u ftoh zemra; m’u zemra ujë; u bëra për ujë në zemër; m’u barku ujë; m’u prenë krahët. Nuk e lëshon zemrën (dikush) nuk afrohet me dikë, nuk zbutet e nuk pajtohet me të, nuk e jep veten, i mban inat dikujt. M’u ligështua (m’u lig) zemra (shpirti). 1. U preka thellëshpirt, u mallëngjeva; lëshoi (më la) zemra; m’u mpak zemra; m’u lëmek zemra. 2. M’u dobësuan guximi e vendosmëria, rashëdëshpërim, u ligështova; lëshoi (më la) zemra; m’u mpak zemra; m’u zemra ujë; u bëra për ujë në zemër; m’u lig (m’u ligështua) ora. ligjëron zemra (shpirti) jam shumë i gëzuar, fluturoj nga gëzimi; këndon zemra (shpirti); më qesh zemra (shpirti); më gufon zemra (shpirti); më hidhet (më brof) zemra (përpjetë).lindizemër (diçka) më erdhi një dëshirë për diçka; më lindi vetiu një ndjenjë për dikë. *Loçka e zemrës përk. luan zemra (për dikë a për diçka) ndiej shqetësim për dikë a për diçka që e dua; më hyn frika a kam merak për të. lufton zemra (për diçka) ndizem shumë e marr hov për të bërë diçka; rreh (më troket) zemra.lulëzon zemra jam shumë i gëzuar, kam hare, çelem, qeshem; këndon zemra (shpirti); më ligjëron zemra (shpirti); më qesh zemra (shpirti); më gufon zemra (shpirti); më hidhet (më brof) zemra (përpjetë). Marr zemër fitoj besimvetvete, mbushem me guxim e bindem se ia dal një pune a diçkaje tjetrë; nxitem për t’ia hyrë diçkaje a për ta vazhduar atë, fitoj siguri nga një përkrahje a nga një sukses; trimërohem; bëhem burrë; më ndizet zemra (shpirti) (flakë); më ndizet zjarr në gji; më ndizet zjarrzemër (në shpirt); më ngrihet (më çohet) zemra peshë. mori zemrën (dikush) më bëri për vete, më bëri që ta dua shumë, më fitoi; më magjepsi; fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) zemrën; më hëngri zemrën; më bëri për vete. E mbajzemër (dikë a diçka) e dua shumë e nuk e harroj kurrë; e kam kyçurzemër (në shpirt); e ruajzemër (në shpirt); nuk e nxjerr nga zemra (nga shpirti); ka mbeturzemrën time (dikush a diçka). mbeti *birëzemër (diçka). mbeti *brengë (në zemër) (diçka). mbeti *gozhdëzemër (diçka). mbeti *merak (në zemër) (diçka). mbeti *murrizzemër (diçka). mbeti *pengzemër (në shpirt) (diçka).mbeti *plagëzemër (në shpirt) (diçka). mbeti (më ra) *thikëzemër (diçka). Më ka mbeturzemër (dikush a diçka) shih e mbajzemër (dikë a diçka). M’u mblodh zemra lëmsh u preka thellë; u pikëllova shumë për diçka; u mërzita shumë, u ligshtova; m’u ndrydh zemra; m’u ngushtua zemra; m’u shtyp zemra. Ma mbushi zemrën (shpirtin) (plot) (dikush a diçka) më gëzoi shumë, më bërindihem i kënaqur; më lumturoi; ma ngopi shpirtin (zemrën). M’u mbush zemra (shpirti) (plot) u gëzova shumë, e ndiej vetenkënaqur; u lumturova; m’u ngop zemra (shpirti). M’u mbush zemra (shpirti) me helm u hidhërova shumë, u dëshpërova pa masë, u helmova; vuaj shpirtërisht. M’u mpak zemra e humba guximin, u ligështova; u mpiva e u lëshova; lëshoi zemra; m’u ligështua (m’u lig) zemra (shpirti). M’u nda zemra dysh shih m’u copëtua (m’u thërrmua) zemra. Ma ndau zemrën dysh (dikush) shih ma copëtoi (ma thërrmoi) zemrën (dikush). Ia ndez zemrën (flakë) (dikujt) i ngjall guxim a një dëshirëzjarrtë për të bërë diçka, e bëj që ta ndiejë me shpirt diçka; e nxit dhe e gjallëroj, i jap hov; e trimëroj; i ngjall gëzimmadh dhe e mbush me besim; i jap zemër; i ndez një zjarr në gji; ia ngre (ia çoj) zemrën peshë; e ngre (e çoj) peshë (dikë). I ndez *zjarrzemër (dikujt). ndizet zemra (flakë) (për dikë) më ngjallet guxim a një dëshirë e zjarrtë për të bërë diçka, e ndiej me shpirt diçka; nxitem e gjallërohem, marr hov; trimërohem; më ngjallet një gëzim i madh e mbushem me besim; më pushton një ndjenjë e fortë dashurie a malli për dikë; digjet (më përvëlohet) zemra (shpirti); më merr flakë shpirti; më ndizet zjarrzemër (në shpirt); më ngrihet (më çohet) zemra (shpirti) peshë.ndizet *zjarrzemër. M’u ndrydh zemra erdhi shumë keq, u dëshpërova e u mërzita shumë; u preka thellë; m’u shtrëngua zemra; m’u shtyp zemra; m’u mblodh zemra lëmsh; m’u ngushtua zemra. Ma ngopi zemrën (*shpirtin) (dikush a diçka). M’u ngop zemra (*shpirti). Ia ngre (ia çoj) zemrën *peshë (dikujt). ngriu *fleta e zemrës. Më ngriu zemra u tremba e u shqetësova shumë, shtangavend nga frika për dikë a për diçka, ngriva; iku zemra (shpirti); më pushoi zemra; më ngriu gjaku; m’u zemra akull; m’u drodh këmisha (në trup, në shtat); kund. shkriu zemra. Ma ngroh zemrën (shpirtin) (dikush a diçka). 1. Më qetësonjep shpresë e më ngjall besim, më bënndihem më i qetë e më i sigurt. 2. Më kënaq ashtu si dua unë, më pëlqen; ndihemmirë nga dikush a nga diçka; më ngjall gëzim. ngrohet zemra (shpirti) ndihem më i qetë, më ngjallet besimi e shpresa, e ndiej vetençliruar nga një dyshim a nga frika; jam më i qetë e më i sigurt; kund. ftohet zemra (shpirti).është ngulur (më është ngulitur) në zemër (në shpirt) (dikush a diçka) e dua aq shumë sa nuk e harroj për asnjë çast, e ruajshpirt si të shtrenjtë; më ka hyrëzemër (në shpirt); e kam në (për) zemër (në shpirt) (dikë a diçka); më ka hyrëbeben e syrit (dikush). M’u ngushtua zemra. 1. Ndiej një dhembje a një pikëllimthellë; u mërzita shumë, u ligështova; m’u mblodh zemra lëmsh; më dhemb (më ther) zemra (në zemër, shpirti). 2. U bëra dorështrënguar; u bëra zemërgur. ngjeth zemrën (shpirtin) (dikush a diçka). 1. Më shtie frikë, më shtiedridhura, më tmerron. 2. Më prek thellë, më mallëngjen shumë; më trishton. ngjethet zemra (shpirti). 1. Dridhem nga frika, tmerrohem; dridhet zemra. 2. Prekem thellë, mallëngjehem shumë; trishtohem; dridhet zemra; më drithëron (më përpëlitet) zemra (shpirti). M’u ngjitzemër (në shpirt) (dikush a diçka) më ka pëlqyer shumë dikush dhe ndiej dashuri për të, më bëhet i dashur e i shtrenjtë, më ngjiti; më pëlqen shumë diçka, dëshiroj ta kem; më ka hyrëzemër (në shpirt); e kam në (për) zemër (dikë a diçka);është ngulur (më është ngulitur) në zemër (në shpirt). Ma nxiu (ma nxirosi) zemrën (shpirtin) (dikush) më hidhëroi shumë, më pikëlloi, më dëshpëroi pa masë. M’u nxi (m’u nxiros) zemra (shpirti) u hidhërove shumë, u pikëllova, u dëshpërova pa masë. E nxjerr nga zemra (nga shpirti) (dikë a diçka) nuk e dua më, nuk më pëlqen; nuk jepem me shpirt pas dikujt a pas diçkaje, përpiqem ta harroj; e harroj përgjithnjë; e shkul nga zemra (nga shpirti); kund. e futzemër (në shpirt). Përpiva zemrën u frikësova shumë, për pak sa s’më pushoi zemra nga frika; m’u hap (më iku) barku1. pikonzemër (në shpirt) (për dikë a për diçka). 1. Më vjen shumë keq për humbjen e dikujt a të diçkaje, jam i pikëlluar, jam hidhëruar shumë, vuaj thellë; sëmbonzemër (në shpirt); më pikon zemra vrer; më mori barkun (dikush a diçka). 2. Më pëlqen shumë dikush; më ka rënëkokë (për dikë). pikon (më kullon, më rrjedh) zemra *gjak (për dikë a për diçka). plagosi zemrën (shpirtin) (dikush a diçka). 1. Më shkaktoi një plagë e një dhembjemadhe shpirtërore, më krijoi një brengë, më pikëlloi, më brengosi; shpoi zemrën; më lëndoizemër (në shpirt). 2. Më bëribiedashuri me dikë. M’u plagos zemra (shpirti) (nga dikush a nga diçka). 1. M’u shkaktua një plagë e një dhembje e madhe shpirtërore, m’u krijua një brengë, u pikëllova, u brengosa; m’u lëndua zemra (shpirti). 2. Rashëdashuri me dikë. plasi zemra (*shpirti). Ma plasi zemrën (*shpirtin) (dikush). Me plot zemrën shih me gjithë zemër.prekuzemër (në shpirt) (dikush a diçka) më mallëngjeu shumë, më bëri të më vijë keq, më tronditi e më bërivuaj; m’u lëndua zemra (shpirti) (nga diçka); lëndoizemër (në shpirt); më prekuzemër (në shpirt). U prekazemër (në shpirt) u mallëngjeva shumë, më vjen shumë keq për dikë a për diçka, u trondita dhe vuaj; m’u lëndua zemra (shpirti); m’u prish zemra. E prishi zemrën (dikush). 1. U zemërua me dikë a për diçka, u pezmatua; u i pakënaqur; iu prish qejfi. 2. I lindi një ndjenjë dashakeqe a një dyshim për dikë, nisimendojë keq për të dhe nuk ia do të mirën. Ma prishi zemrën (dikush) më lëndoi; më mërziti; nuk më doli ashtu si e doja unë; prekuzemër (në shpirt); ma theu zemrën (shpirtin); më lëndoizemër (në shpirt); ma prishi qejfin. M’u prish zemra u bëra i pakënaqur nga dikush a për diçka; u zemërova, u pezmatova; u mallëngjeva shumë e vuaj për dikë a për diçka; u prekazemër (në shpirt); m’u thye zemra; m’u lëndua zemra (shpirti); m’u prish qejfi. punon zemra (për dikë a për diçka) e dua fort dikë a diçka, për atë jetoj e mendoj gjithnjë, dëshiroj ta kem; e kam në (për) zemër (në shpirt) (dikë a diçka); e ruajzemër (në shpirt) (dikë a diçka). I pushoi zemra (dikujt). 1. Vdiq. 2. U shtang nga frika a nga emocioni, sa s’vdiq; i ngriu zemra; i ngriu gjaku. qan zemra (shpirti) (për dikë a për diçka). 1. Vuaj shumë shpirtërisht për dikë a për diçka; kam dëshirëmadhe që ta kem pranë dikë ose që të bëj diçka; e dua shumë dikë; më pëlqen shumë diçka, e dëshiroj shumë, ku ta gjej ta kem; ma do zemra (shpirti) (diçka); heq zemra (shpirti) (për diçka). 2. (te dikush). Dyshoj te dikush (për një vjedhje, për një shpifje etj.), tek ai e kam dyshimin; bren (më ha) zemra; më heq zemra (shpirti). Qesh me *sy e qaj me zemër. Më qesh zemra (shpirti) jam i gëzuar e i lumtur; këndon zemra (shpirti); më ligjëron zemra; më flakëron zemra (shpirti); më gufon zemra (shpirti); më hidhet (më brof) zemra përpjetë; lulëzon zemra (shpirti); më bëhet zemra (shpirti) behar. M’u rëndua zemra (shpirti) u pikëllova, u hidhërova pak; më vjen keq; kund. m’u lehtësua zemra (shpirti).rëndonzemër (në shpirt) (diçka) kam ndjenjën e fajit për diçka dhe jam i pikëlluar, më vjen shumë keq, më brengos; më shqetëson gjithnjë; e kam brengëzemër (në shpirt). E ruajzemër. 1. (dikë a diçka). E dua vazhdimisht, nuk e heq dashurinë e mallin për dikë a për diçka; nuk e harroj kurrë, e ruajkujtesë si diçkashtrenjtë; e kam kyçurzemër (në shpirt); nuk e nxjerr nga zemra (nga shpirti). 2. (diçka). Nuk e shfaq, e mbaj përbrenda, nuk e nxjerr për të tjerët. rreh zemra (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë, mendoj gjithnjë për dikë a për diçka, dua që ta kem; dëshiroj shumë që të më plotësohet qëllimi. 2. Kam ndjenjaforta, emocionohem shumë; ndizem e marr hov për të bërë diçka; lufton zemra. Sa të më rrahë zemra gjithë jetën, sa të jem gjallë (kur dua t’i përkushtohem dikujt a diçkaje). rrëmbeu (më fitoi, më grabiti) *zemrën (dikush). I rri me *dorëzemër (dikujt). M’u rrit zemra ndjeva kënaqësimadhe për diçka; u gëzova shumë; m’u zemra mal. M’u rrudh zemra humba shpresat e u mblodhavetvete; u mërzita shumë, u pezmatova; u pikëllova, u ligshtova; m’u ndrydh zemra; m’u ngushtua zemra; m’u mblodh zemra lëmsh.sëmbon (më ther) në zemër (në shpirt) (për dikë a për diçka) ndiej keqardhjethellë ose shqetësohem shumë për dikë a për diçka; më shpon diçka, më ther e s’më lë të qetë; pikonzemër (në shpirt); më dhemb zemra (shpirti). Ia sjell zemrën (shpirtin) në *vend (dikujt). Me *sytë e zemrës. Më shkoi (më vajti, më ra) zemra te *thembra. Më shkriu zemra m’u hoq frika a brengakisha, u lehtësova; u çlirova nga një ankth a nga një shqetësim i madh, u qetësova; erdhi zemra (shpirti) në vend; më shkriu gjaku; kund. ngriu zemra. E shkul nga zemra (dikë a diçka) shih e nxjerr nga zemra (dikë a diçka). shkuli zemrën (dikush) më shkaktoi një dhembjethellë shpirtërore një njeri shumë i dashur, që më braktis, që vdes ose që largohet përgjithnjë a për një kohëgjatë; më pikëlloi pa masë. Shih me *sy e plas me zemër (e s’është për ty). Më shpon zemrën (dikush a diçka) më prek thellë, më hidhëron shumë, më pikëlloin plagos zemrën (shpirtin). M’u shqye zemra shih m’u zemra (shpirti) copë. Me shtatë zemra shumë trim, që nuk i trembet asgjëje, që nuk di se ç’është frika. M’u shtrëngua zemra kam një shqetësimmadh, ndiej diçkarëndëshpirt; më vjen shumë keq për dikë a për diçka; m’u ndrydh zemra (shpirti); m’u ngushtua zemra; m’u mblodh zemra lëmsh. M’u shtyp zemra rashë në një gjendjerëndë shpirtërore; u brengosa; m’u ndrydh zemra (shpirti); m’u shtrëngua zemra; m’u mblodh zemra lëmsh. Me *trup e me zemër. M’u tha zemra (*shpirti). Ma thau zemrën (*shpirtin). Nga *thelbi i zemrës (i shpirtit). Nga *thellësia e zemrës. Ma thotë (ma ndien, ma ndjell) zemra (diçka) e parandiej, e ndiej se do të ndodhë diçka a do të vijë dikush. *Thikëzemër. M’u thye zemra u brengosa; u mërzita a u dëshpërova nga dikush a për diçka; m’u prish qejfi nga dikush a nga diçka dhe nuk e dua a nuk e pëlqej më si më parë; jam ftohur ca nga diçka e papëlqyer që ka ndodhur; nuk më tërheq më; u thye buka (me dikë). Ma theu zemrën (dikush) më lëndoishpirt, më brengosi; më mërziti a më dëshpëroi shumë; nuk e dua a nuk e pëlqejdikë si më parë, nuk më tërheq më; ma prishi zemrën; ma prishi qejfin.dorënzemër (për dikë). 1. Më vjen keq për dikë, mendoj me dhembshuri për të; ia kuptoj hallin dhe e mëshiroj, e ndihmoj a i bëj një lëshim, tregohem zemërmirë. 2. Gjykoj si për vete, marr parasysh rrethanat, arsyetoj me drejtësi, me ndjenjë e me ndërgjegje. I vuri *gurëtzemër (dikujt). I vë (një) *gur zemrës. Më erdhi zemra (shpirti) në *fyt. Më erdhi zemra (shpirti) në vend u qetësova, e mora veten (pas një tronditjeje të fortë a pas një shqetësimipapritur); erdhi gjakuvend; më erdhi frymavend; më shkriu zemra; kund. iku zemra. vlonzemër (në *shpirt) (diçka). I zbraz zemrën (dikujt) i tregojgjitha hallet, shqetësimet, mendimet e ndjenjat e mia, ia them gjithçkambaj përbrenda, i zbrazem; i hap zemrën; i zbraz barkun. M’u zbut zemra. 1. U qetësova, më ra zemërimi, u bëra më i butë; m’u zbut hidhërimikisha, gjeta ngushëllim, u ngushëllova. 2. U prekashpirt, u mallëngjeva, u bëra më i ndjeshëm; u bëra më i dhembshur, më vjen keq për të tjerët; m’u zemra bukë. Me zemër (me shpirt) të bardhë zemërbardhë; kund. me zemërzezë (me shpirt të zi). Me zemërcopëtuar shumë i pikëlluar, me dhembjemadheshpirt; i prekur thellë; me zemërçjerrë. Me zemërçiltër i hapur, i sinqertë; çiltërsisht, me sinqeritet; me zemërhapur; me zemërdorë; me dorëzemër. Me zemërçjerrë i dërrmuar shpirtërisht, shumë i pikëlluar; me zemërcopëtuar. Me zemër (me shpirt) të djegur (të përvëluar). 1. Me mallmadh për dikë a për diçka, i djegur nga dashuria a nga malli për të; i zhuritur për ta parë a për ta pasur. 2. I lënduar a i brengosur rëndë nga humbja e një njeriudashur, shumë i pikëlluar, i zhuritur; që ka vuajtur shumëjetë, që nuk ka parë ditëmira ose që i kanë rënë shumë fatkeqësi; i vrarë. Me zemërdorë shih me dorëzemër. Me zemërdridhur. 1. I pikëlluar a i lënduar thellë; shumë i tronditur, me hidhërimmadh. 2. Me frikëmadhe, tërë ankth se ç’do të ndodhë, shumë i shqetësuar. Me zemërfortë përballon pa u epur vuajtjet a dhembjet, që ka vullnetçeliktë, i papërkulshëm; që nuk ndikohet a nuk preket lehtë, që e mban veten edherrethanarënda, që duron shumë. Me zemër (me shpirt) në fyt me zemërimmadh, me inatpapërmbajtur; pa pasur durim fare. Me zemërgëzuar i gëzuar, i kënaqur; i lumtur; kund. me zemërhelmuar. Me zemër (me shpirt) të gjerë zemërgjerë; me zemërgjerësi; me zemërmadhe (me shpirtmadh); me barkgjerë; kund. me zemër (me shpirt) të ngushtë. Me zemërhapur haptas, sinqerisht, me çiltërsi e pa të keq, pa fshehur asgjë; bujarisht; me dorëzemër; me zemërdorë; me bukë e kripë (e zemërbardhë). Me zemër (me *shpirt) të helmuar. Me zemërkeqe (me *shpirtkeq). Me zemërkyçur i mbyllurvetvete e i heshtur, që nuk tregon ç’mendon e ç’ndien. Me zemër (me shpirt) të lënduar. 1. I prekur thellë, i mallëngjyer; i vrarë shpirtërisht. 2. I fyer rëndë pa të drejtë, i prekur thellë, i lënduar. Me zemër luani trim i madh, që ka shumë guxim e nuk i trembet askujt e asgjëje; kund. me zemër pule (lepuri). Zemër e madhe njeri i dashur, bujar e zemërgjerë; njeri zemërmirë. Me zemërmadhe (me shpirtmadh) zemërgjerë, bujar, zemërmirë; shumë njerëzor; bujarisht; me zemër (me shpirt) të gjerë; kund. me zemër (me shpirt) të vogël. Me zemër (me shpirt) të mirë. 1. Zemërmirë; zemërgjerë; me zemërgjerësi; kund. me zemërkeqe (me shpirtkeq). 2. Me kënaqësi e me dëshirë; pa keqdashje; me gjithë zemër. Me zemërmirë! ur. gëzuar!, me gëzime!, me mbarësi! Me zemërmpirë pa hov, pa vrull e pa gjallëri, pa shpirt, si i mpirë, në plogështi; pa vullnet e pa dëshirë. Me zemërngrirë shih me gjakngrirë. Me zemërngrohtë që ka fituar besim e shpresë nga dikush a nga diçka; me shpresë e me besim; me dëshirë e me dashuri. Me zemër (me shpirt) të ngushtë zemërngushtë; me zemërngushtësi; me zemër (me shpirt) të vogël; kund. me zemër (me shpirt) të gjerë. Me zemër (me shpirt) të pastër (të kulluar). 1. Pa djallëzi e pa prapamendime, me sinqeritet, çiltërisht. 2. I padjallëzuar, i dëlirë, i çiltër, i kulluar; me shpirtqëruar. Me zemrën pezull shih me frymën pezull. Me zemër (me shpirt) të plagosur me dhembjethellë shpirtërore, i lënduar rëndëshpirt; që ka pësuar një fatkeqësirëndë, një humbjemadhe etj. e vuan shpirtërisht; shumë i hidhëruar, i pikëlluar, i brengosur, i prekur thellë; i vrarë; me zemër (me shpirt) të vrarë. Me zemër (me shpirt) të plasur shumë i mërzitur, i dëshpëruar, i brengosur; zemërplasur; me buzëplasur. Me zemrën (me shpirtin) plot me gëzim e me kënaqësimadhe (kur i kamgjithë ata ose të gjitha ato që dua); shumë i kënaqur. Me zemërplotë me kënaqësi, me gjithë dëshirë, pa asnjë ngurrim; me gjithë zemër (shpirt); me trup e me zemër. Me zemër pule (lepuri) shpërf. frikacak i madh, që s’ka fare guxim, që i trembet gjithkujt e çdo rreziku; kund. me zemër luani. Me zemër (me *shpirt) të qëruar. Me zemërthyer. 1. Jo me dëshirë, jo me qejf; me qejfprishur; mëdyshas. 2. I pikëlluar, me dhembjemadhe; i prekur thellë. Me zemër (me shpirt) të vogël. 1. mendon vetëm për vete, i ngushtë nga shpirti, zemërngushtë; zemërkeq, jonjerëzor; me zemër (me shpirt) të ngushtë; kund. me zemërmadhe (me shpirtmadh). 2. merret me vogëlsira, që nuk duron e nuk të fal gabimet, i ngushtë; meskin; dorështrënguar; jo i dashur; kund. me shpirtmadh (me zemërmadhe). Me zemër (me shpirt) të vrarë shumë i prekur, me dhembjethellë shpirtërore, i pikëlluar; që vuan shumë nga diçka, i dëshpëruar e i goditurshpirt, i lënduar; shpirtvrarë; me shpirt (me zemër) të brengosur; me zemër (me shpirt) të plagosur. Me zemër (me *shpirt) të vrerosur. Me zemërzezë (me *shpirt të zi). Me zemër (me shpirt) të zjarrtë që ka dëshirëmadhe e guxim për të bërë diçka, i dhënë me mish e me shpirt pas diçkaje; i vendosur, guximtar e luftarak; i flaktë; me dëshirëmadhe, me zjarr. zemrën. 1. E mbledh veten pas të fiktit a pas një tronditjeje të madhe; e marr veten. 2. shih barkun. M’u zgjerua zemra. 1. U gëzova e u qetësova nga një lajm i mirë, e ndiej veten mirë e të qetë; jam i lumtur; m’u hapën (m’u çelën) qiejt. 2. Kam dëshirëbëj mirë, mëshiroj e fal, më vjen keq për dikë e bëhem zemërgjerë me të. Me *zjarrin e zemrës.

ZËMËR

ZËM/ËR,~RA f. Koha midis drekës dhe darkës; e ngrëna e kësaj kohe; zëmërherë, mëzëmër. kohën e zëmrës. Ndenjën gjer afër zëmrës. Zëmër e lehtë. Ha zëmër. Mori zëmër me vete. Zëmrën e bënë te kroi.


Rezultate të ngjashme

ZEMËRÁK,~E mb. 1. Që zemërohet shpejt e mban inat, idhnak. Njeri (burrë) zemërak. Plaku zemërak. Grua (vajzë) zemërake. Është zemërak e përbuzës. Idhuj zemërakë. Është ca zemërak, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRÍ,~A f. Të ftohtët e madh në mes të dimrit, pjesa më e ashpër e dimrit, palca e dimrit; mot kur fle ujku me delen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRÍM,~I m. 1. Ndjenja që e pushton njeriun kur e zemëron dikush a diçka, inat që na hipën kundër dikujt a diçkaje të papëlqyeshme për ne. Me zemërim të madh. Lot zemërimi. Në ze…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRKÁ mb. 1. Që e ka zemrën të madhe sa të kaut. Djalë zemërka.2. kopsht. Që ka shumë tul e pak fara (për domate kokërrmadhe). Domate zemërka.3. fig. Barkgjerë. Njeri zemërka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRKÁ,~U m. 1. zool. (lat. Glossus humanus) Midhje në trajtë zemre, me guaskë ngjyrë kafe të errët, deri gjashtëmbëdhjetë cm e gjatë, që jeton në cekëtinat e Mesdheut.2. kopsht. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që t’i hipë inati, e nxeh, e inatos, i ngre nervat. E zemëroj shumë (keq, edhe më tepër). E zemëroi vëllanë (motrën). E zemëroi popullin. Gj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRÓK,~E mb. Zemëror.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZEMËRÓR,~E mb. 1. Që është shumë trim, guximtar i madh, me zemër. Djalë zemëror.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÉMËRT (i, e) mb. Trim, guximtar, zemërtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÉMËRZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog., përk. Zemër e vogël, zemër e dashur.2. Zbukurim në trajtë zemre me qëndisje në copat e endura. Përparëse me zemërza.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.