Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZEHÉR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Helm; kund. mjaltë. Piu zeherin. I hodhi zeher. Vjell zeher kundër tij. E hidhur zeher. E kam gojën zeher. U bë zeher u pikëllua, u hidhërua shumë. Sa të qajmë hallet, të qajmë qederet, / Bashkë, bandill, bashkë t’i pimë zeheret. (folk.). Goja qet sheqer, goja qet zeher. (fj. u.). Mjaltin në gjuhë e zeherin në zemër. (fj. u.). Fëmija është një dorë me sheqer e një dorë me zeher. (fj. u.). Ca janë gatuar me sheqer dhe ca me zeher. (fj. u.).
ZEHERÍM,~I m., fig. Veprimi kur zeheroj diçka a dikë; pikëllim; hidhërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZEHER/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet e hidhur, hidhërohet. Zeherohet gjella.2. fig., vetv. Pikëllohem.3. pës. e ZEHERÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEHER/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të hidhur, hidhëroj. 2. fig. Hidhëroj, pikëlloj. E hidhëroi me fjalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEHERÓS vep. ~A, ~UR kal. 1. E bëj zeher, i shtie shumë kripë. E zeherosi gjellën.2. fig. Pikëlloj, helmoj. Ia zeherosi shpirtin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZEHERÓS/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ka shumë kripë, bëhet zeher; hidhëroj.2. fig., vetv. Helmohem, pikëllohem.3. pës. e ZEHERÓS.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEHERÓSJ/E,~A f. Hidhërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEHERÓSUR (i, e) mb. 1. I helmuar, i hidhëruar. 2. fig. I pikëlluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEHERTÍS vep. ~A, ~UR kal. Hidhëroj, helmoj. Po n’m’a dhantë kamën me ia puthë, / Unë mretin due me e zehertisë. (folk.). I ligu, ku vë kazmën, zehertis dheun. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZEHERTÍS/EM jovep. ~A (u), ~UR vetv. Hidhërohem, helmohen.2. pës. e ZEHERTIS.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZEHERÚAR (i, e) mb. I helmuar, i hidhëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë