Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZDRUKTH,~II m. sh. ~A, ~AT Vegël dore prej druri a prej metali, me një thikë të gjerë, që përdoret për pastrimin, rrafshimin e drejtimin e dërrasave e të pjesëve të tjera prej druri ose për të hapur kanale në to. Zdrukth i ngushtë. Zdrukth i trashë (tek.) zdrukth që heq shtresën e parë, të trashë të drurit. Zdrukth i lakuar zdrukth që e ka fundin të lakuar. Zdrukth drejtues. Zdrukth pastrues. Zdrukth ulluk zdrukth me fund të lakuar për të bërë kanale në dërrasë. Zdrukth qorr zdrukth i ngushtë që përdoret për zdrukthimin e kanaleve. Thikë zdrukthi. Mbeturina zdrukthi. Pllakë zdrukthi pllakë e bërë me tallash. E hëngri pak me zdrukth dërrasën.
✱Sin.: zdrug, plan, gjinish, qoshtere, vetullar.
♦ E futi në zdrukth (dikë) ia rregulloi mirë dikujt, e gdhendi, e zdrugoi, e latoi. I fut në një zdrukth i barazon dhe i trajton njësoj disa njerëz e disa gjëra, nuk bën dallime; sillet njësoj me të gjithë; i fut në një kallëp. Ka zdrukth të fortë (dikush) shih ka limë të fortë (dikush).
ZDRUKTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur zdrukthoj diçka; rrafshim, pastrim, lëmim me zdrukth. Zdrukthimi i dërrasave. Zdrukthimi i parë. Zdrukthimi i drurit (i parketit). Makinë pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZDRUKTH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ZDRUKTHÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRUKTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrafshoj, pastroj, lëmoj etj. me zdrukth dërrasën a sende të ndryshme prej druri, punoj me zdrukth, zdrugoj. Zdrukthon dërrasat. Zdrukthoi tryezën.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRUKTHÚAR (i, e) mb. Që është rrafshuar, lëmuar, pastruar etj. me zdrukth, që është zdrukthuar. Dërrasë e zdrukthuar. Tryezë e zdrukthuar.✱Sin.: i zdruguar, i planuar, i lëmuar, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRUKTHÚES,~E mb. Që përdoret për të zdrukthuar. Makinë (vegël) zdrukthuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRUKTHÚESE,~JA f. Mjet që përdoret për të zdrukthuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRUKTHËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me punimin e drurit dhe që bën orendi, dyer, dritare e sende të tjera prej druri; marangoz, lëndëtar. Mjeshtëria (puna) e zdrukthëtarit. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRUKTHËTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Gdhendje, zdrukthim e punime të tjera që u bëhen dërrasave a pjesëve të ndryshme prej druri, për të bërë me to orendi, dyer etj. 2. Puna që bën zdr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë