Fjalori
ZDRITUR

ZDRÍTUR (i, e) mb. I zdritshëm. Në një banesë të zdritun prej dritaresh. udhën e zdritur. Me faqezdritur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZDRIT
ZDRIT

ZDRIT (ZDRIS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E mbuloj me dritë e me shkëlqim, e ndriçoj. E zdriti dhomën (shtëpinë, vendin). Fishekzjarrët e zdritën qiellin. Zdritnin oborrin e gjelbërlarë prej vesës. Një hov flakërues ia zdriti fytyrën. Kurrë n’at’ bjeshkë hana mos zdrittë! (mallk.). Bukurinë, në e mbajtsh me nder, e zdrit përherë. (fj. u.).
2. jokal., vet. v. III Ndrit, shkëlqen. Zdriti mali (vendi). I zdrit ylliballë. Zdriti dielli. Nuk zdritnin pishat me kristal nën hënë. I zdrit gjaku i fytyrës.
3. jokal., vet. v. III Kalon drita nëpër të, përshkohet nga drita. Po ende nuk ka zdritur dita që të sollijetë. Shëndeti i saj më në fund zdritifundtunelit.
4. fig., kal. E bëjqartë e të kuptueshme diçka, e sqaroj, e ndriçoj. E zdriti mendimin . E zdriti me shembuj (me të dhëna). Ua zdriti mendjen. - Zdrite çështjen! Këto dokumente shërbejnë me zdritë jetën e kombit tonë. Vërejtjet që bante zdritshin kuvendimin. Ta zdritim peshën e vlerën e fjalës së tij shqipe.
Sin.: ndriçon, shkëlqen, sqaron, qartëson, shpjegon.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.