Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZDRIT (ZDRIS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E mbuloj me dritë e me shkëlqim, e ndriçoj. E zdriti dhomën (shtëpinë, vendin). Fishekzjarrët e zdritën qiellin. Zdritnin oborrin e gjelbër të larë prej vesës. Një hov flakërues ia zdriti fytyrën. Kurrë n’at’ bjeshkë hana mos zdrittë! (mallk.). Bukurinë, në e mbajtsh me nder, e zdrit përherë. (fj. u.).
2. jokal., vet. v. III Ndrit, shkëlqen. Zdriti mali (vendi). I zdrit ylli në ballë. Zdriti dielli. Nuk zdritnin pishat me kristal nën hënë. I zdrit gjaku i fytyrës.
3. jokal., vet. v. III Kalon drita nëpër të, përshkohet nga drita. Po ende nuk ka zdritur dita që të solli në jetë. Shëndeti i saj më në fund zdriti në fund të tunelit.
4. fig., kal. E bëj të qartë e të kuptueshme diçka, e sqaroj, e ndriçoj. E zdriti mendimin . E zdriti me shembuj (me të dhëna). Ua zdriti mendjen. - Zdrite çështjen! Këto dokumente shërbejnë me zdritë jetën e kombit tonë. Vërejtjet që bante zdritshin kuvendimin. Ta zdritim peshën e vlerën e fjalës së tij shqipe.
✱Sin.: ndriçon, shkëlqen, sqaron, qartëson, shpjegon.
►ZDRÍTEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbushet me dritë, ndriçohet. U zdrit mali. U zdrit qielli. Errej e zdritej. U zdrit sabahi e ata hala tuj flejtë. Fytyra e tyne u …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRÍTJ/E, ~A f., sh. ~E, ~ET 1. Ndriçim, shkëlqim. Zdritja e qiellit. Zdritja e fytyrës.2. Përshkimi i diçkaje nga drita; kalimi i dritës përmes diçkaje. Zdritja e tunelit (e shpel…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRITSHMËRÍ,~A f. Të qenët i zdritshëm; vetia e diçkaje që është e përshkueshme nga drita.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është plot dritë e shkëlqim, i ndritshëm. Dhomë e zdritshme. Rroba të zdritshme. 2. Që lë të kalojë drita nëpër të, i përshkueshëm nga drita, i te…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRÍTSH/ËM ndajf. Me dritë, kur është ende ditë (në ag ose në muzg). - Shpejto e nisu sa është zdritshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDRÍTUR (i, e) mb. I zdritshëm. Në një banesë të zdritun prej dritaresh. Në udhën e zdritur. Me faqe të zdritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë