Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZDAP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. krahin. Dru i gjatë, i trashë e i pagdhendur; hu. Mori një zdap. I ra me zdap.
2. fig., bised. Djalë a burrë me trup të gjatë, të fortë, por jo të hijshëm; stërhell, shul. Alamet zdapi. Goxha djalë, sa një zdap. Gjithë ai zdap. Hyri një zdap. Hodhi bojë dhe u bë sa një zdap. Është një zdap që s’e ka shokun. Një zdap i gjatë, veshur me kostum si gjyshi. Nja dy zdapa e kapëcyen hendekun.
✱Sin.: hu, stërhell, shul, laskar.
ZDAP vep., ~A, ~UR krahin., kal. 1. I jap shumë për të ngrënë, e zhdëp, e ngop, e fryj. E zdapi mirë e mirë. E zdapi me pjepra e me shalqinj.
2. fig., bised. E rrah fort dikë, e zhdëp në dru, e shqep, e zbrujt; e bëj për vaj e për uthull. E zdapi me dajak. - Të zdapi paq! E zdapën vendçe. - Do ta zdap sa të mos shohë udhën nga të vijë, - mendoi xhindi. (folk.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë