Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZDËRHÁLL/EM jovep. ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Merr fuqi, rritet e zhvillohet shpejt; harliset, gjallërohet (zakonisht për bimët e për kafshët). U zdërhallën hardhitë.
2. keq. E kaloj kohën në gostira të shfrenuara; dehem në dëfrime të tilla, zhdërhallem. Zdërhallej me shokë. U zdërhall tërë natën mejhaneve.
✱Sin.: zhdërhallem, shabakohem, dehem, harlisem, gjallërohet.
ZDËRHÁLL vep. ~A, ~UR kal. E bëj të gjallërohet, të harliset (zakonisht për bimët e për kafshët). Vera zdërhall majmunët, dimri struk delet. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDËRHÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zdërhall diçka; harlisje, gjallërim; zhdërhallje.2. Gjendja kur zdërhallem; gosti e shfrenuar; dehje. E kalon kohën me zdërhallje.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZDËRHÁLLUR (i, e) mb. Që është zdërhallur. Erdhi i zdërhallur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë