Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBÚTËS,~E mb. 1. Që shërben për të zbutur diçka të fortë ose të thatë; qetësues; që zbut diçka të fortë a të thatë. Lëndë zbutëse. Krem zbutës për lëkurën. Banjë zbutëse. Makinë zbutëse. Veprim zbutës. Gjethja e mëllagës është zbutëse e plagës.
2. Që e bën më të butë, më të ngrohtë e më të mirë, që zbut (kohën, klimën etj.). Erë zbutëse. Ndikim zbutës. Efektet zbutëse të erërave. Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse.
3. fig. Që e bën më të lehtë a më të butë; që mundohet ta bëjë më të butë, që mundohet ta lehtësojë (fajin, gabimin, dënimin etj.). Rrethanë zbutëse. Qëndrim (vështrim) zbutës. Masat e duhura zbutëse. Shprehje (fjalë) zbutëse. Me një lajm disi zbutës. Ia donte zemra që të merrte një përgjigje më zbutëse nga i biri. Logjikë zbutëse a pajtuese me argumente. Përpjekje zbutëse. Politika monetare zbutëse (fin.). Strategjitë e mundshme zbutëse. Politikë penale zbutëse (drejt.).
✱Sin.: qetësues, lehtësues, fashitës, njomës, përkëdhelës, mirëdashës.
ZBÚTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me zbrutjen e kafshëve të egra, ai që zbut kafshët e egra. Zbutës egërsirash (gjarpërinjsh). Zbutësi i tigrave (i luanëve). Zbutës i kuajve. Aty e quanin zbutësi i zogjve. Me mjeshtërinë e një zbutësi me përvojë.
2. fig. Ai që zbut kontradiktat e zgjidh mosmarrëveshjet midis njerëzve, midis shteteve etj., ai që qetëson një situatë të tensionuar duke krijuar një klimë të butë e miqësore, ndërmjetës, negociator. Prijësit i kishte mbetur misioni i zbutësit. Nuk e pranoi rolin që i propozohet si zbutës i represionit. Emigracioni ka shërbyer si një zbutës i madh i presionit të tregut të punës.
3. Lëndë, makineri etj. që shërben për të zbutur diçka të fortë ose të thatë. Zbutës aromatik. Zbutës për rroba. Zbutës uji. Zbutës flokësh (buzësh). Zbutës kallosh (thembrash). Zbutësit e jashtëqitjes. Përdorte një zbutës aromatik. E përpunoi me zbutës.
4. Punëtor që merret me zbutjen e diçkaje të fortë a të thatë. Zbutësit e lëkurëve. Punon si zbutës.
ZBÚTËS,~E mb. 1. Që shërben për të zbutur diçka të fortë ose të thatë; qetësues; që zbut diçka të fortë a të thatë. Lëndë zbutëse. Krem zbutës për lëkurën. Banjë zbutëse. Makinë zb…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZBÚTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me zbrutjen e kafshëve të egra, ai që zbut kafshët e egra. Zbutës egërsirash (gjarpërinjsh). Zbutësi i tigrave (i luanëve). Zbutës i kuajve.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë