Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZBURTH,~I m. 1. veter. Sëmundje, që shfaqet me puçrra në mishin e dhëmbëve dhe në qiellzën e disa kafshëve (kryesisht të kalit e të gomarit) dhe që i pengon të hanë; zëmbicë, burthII. I ka dalë zburthi kalit. Ia preu zburthin gomarit.
2. Dëshirë e madhe, lakmi. Më doli zburthi për një thelë bakllava.
3. fig. Inat; kokëfortësi. I doli zburthi. Ia hoqi zburthin duke e marrë me të mirë.
✱Sin.: zëmbicë, zemërim, inat, këmbëngulje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë